E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

‘Çmenden’ serbët/ Google Maps i vendos stadiumit në Serbi emrin Skënderbeu

Emërtimi i një stadiumi atletik në Serbi në Google Maps, ka sjellë një lumë reagimesh nga qytetarët serb në rrjete sociale.

Kjo për shkak se emri i stadiumit atletik në zonën e Kraljevës, mban emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në fakt, emri i saktë i stadiumit është “Djuradj Kastriot Skenderbeg Stadium” por është shkruar në gjuhën shqipe, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Media serbe “Blic” ka publikuar edhe disa nga komentet e bëra nga serbët në rrjetet sociale, duke treguar edhe si është përjetuar ndryshimi i emrit të stadiumit.

“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe”, shkruan një prej serbëve. Një tjetër thotë: Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.

Nuk mungon revolta për aplikacionin: “Reagoni ndaj Google vëllezër”. “Skënderbeu është një serb i racës së pastër”, është një tjetër koment, ndërkohë që nuk ndalen me kaq: “Hakerat shqiptarë janë të palodhur, ndërsa ne jemi dembelë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...