Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pse Perëndimi e dominoi historinë për një kohë kaq të gjatë?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Pse Perëndimi e dominoi historinë për një kohë kaq të gjatë?

“BBC History Magazine”

Për shekuj me radhë “Perëndimi”, ka ushtruar një dominim global të paprecedentë në histori. Po cilat qenë faktorët që i mundësuan një grupi të vogël kombesh, të kontrollojnë territore të mëdha të botës për kaq shumë kohë? Tre historiane japin mendimet e tyre…

Arne Westad, profesoreshë e marrëdhënieve SHBA-Azi në Universitetin e Harvardit: “Evropa ka qenë gjithnjë kulturalisht, fetarisht, dhe më e rëndësishmja politikisht e ndryshme”

Në pjesën dërrmuese të kohës që prej agimit të qytetërimit njerëzor, Azia ka qenë në krye, ekonomikisht dhe teknologjikisht. Se kur filloi ngjitja e Evropës dhe degëve të saj kulturore, kjo është mbetet një çështje e shumëdebatuar. Disa i shohin rrënjët e saj që në antikitet (shumë e kontestuar) apo në Rilindje (më e besueshme, por e dyshimtë – një krahasim mes Kinës së dinastisë Ming dhe Britanisë së Tudorëve, nuk është domosdoshmërisht në favor të kësaj të fundit).

Ka më shumë të ngjarë që dominimi perëndimor, të ketë filluar me revolucionin industrial, dhe mund të jetë duke përfunduar me revolucionin e informacionit. Nëse dikush e pranon këtë afat kohor, rritja e Evropës qe e bazuar tek qasja ndaj burimeve (sidomos energjetike) dhe teknologjive.

Përparësia e parë ishte në një farë mase çështje fati – fakti që qymyri mund të gjendej në afërsi të sipërfaqes së tokës në pjesë të shumta të Evropës, ka të bëjë pak me evropianët – por zhvillimi i teknologjisë nuk qe çështje shansi. Është shumë e mundur që krijimi i një sistemi të mirëfilltë shtetëror, dhe dobësimi i qeverisjes fetare, të qenë faktorë në krijimin e hapësirës për inovacione dhe tregje të reja.

Risitë teknologjitë në ushtari dhe organizim, e forcuan më tej edhe kërkimin dhe zhvillimin e shtetit. Kjo formë e modernitetit është konstatuar vetëm në Evropë (ose, më mirë, në disa pjesë të saj), dhe duhet përshkuar një rrugë e gjatë për të shpjeguar dominimin evropian që prej shekullit XVIII-të e në vazhdim.

Kathleen Burk, profesoreshë e historisë moderne dhe bashkëkohore në University College në Londër: “Kontrolli i imponuar politik, kërkon fuqinë ushtarake dhe nganjëherë atë detare”.

Kur shqyrton një çështje të tillë, ia vlen të mendohet mbi atë që është e nevojshme për të qeverisur. Qeverisja e tokave të huaja kërkon sasi të mëdha parash, dhe një vullnet të qëndrueshëm për të fituar pushtet. Armët e kërkuara janë fuqia ushtarake dhe ekonomike, si dhe aftësia për t’i projektuar ato, të mbështetura nga kontrolli i rrugëve të komunikimit. Fuqia e ideve politike dhe ekonomike, janë shumë më pak të rëndësishme.

Pushtimi dhe vendosja e kontrollit politik, kërkon fuqinë ushtarake dhe ndonjëherë dhe atë detare. Dominimi i madh ekonomik kërkon fuqinë financiare, tregtare, dhe ndoshta edhe atë ushtarake. Megjithatë, kontrolli ekonomik është më i fortë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, në rast se përdorimi i forcës është i përmbajtur.

Për shekuj me radhë, fuqitë perëndimore patën aftësinë mbizotëruese për të projektuar fuqinë nga toka, deti dhe më vonë nga ajri. Nga fillim të shekullit XVIII-të, Rusia pushtoi një perandori dhe mbajti kontrollin nëpërmjet fuqisë së madhe ushtarake dhe përdorimit të hekurudhave.

Nga shekulli i XVII, holandezët, portugezët, britanikët, francezët dhe spanjollët zotëronin përvojën dhe burimet e nevojshme për pushtimet oqeanike. Forca të tilla sunduan normalisht popullata të mëdha: kini parasysh britanikët në Indi, belgët në Kongo, dhe disa fuqi perëndimore në Kinë.

Arritja e pushtetit politik, fuqisë ushtarake dhe policore, mund të përdoret për ta ruajtur atë, veçanërisht nëse kombinohet me taktikat e përçarjes dhe sundimit – mbështetje ndaj elitave kundër pjesës tjetër, gjithmonë e parapëlqyer nga britanikët, ose duke mbështetur njërën palë në konfliktet e brendshme.

Armët diktojnë ruajtjen e fuqisë ekonomike, dhe përfshijnë aftësinë për të mobilizuar edhe kontrollin e financave. Jetike për të dyja është kontrolli i komunikimit, një shembull është dominimi britanik i trafikut ndërkombëtar kabllor për shumë vite.

Margaret MacMillan, profesoreshë e historisë ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit: “Efektet dramatike të revolucioneve industriale, shkencore dhe teknologjike, nënkuptojnë se vendet perëndimore ishin më të forta”

E vërteta është se në termat e historisë botërore, dominimi perëndimor ka qenë relativisht i shkurtër – dhe tanimë duket se i ka ardhur fundi. Deri në fundin e shekullit XVIII-të, nuk ishte e mundur të flitej për një pjesë të botës që dominonte tjetrën. Kishte fuqi të rëndësishme rajonale – Franca në Evropë, Kina në Azi – por asnjëra prej tyre nuk mund të pretendonte bindshëm hegjemoninë mbi botën.

Komunikimet qenë shumë të ngadalta, dhe teknologjia tepër e papërsosur për çdo komb, sado i fuqishëm qoftë, për të projektuar fuqinë e tij rreth botës në çfarëdolloj mënyre të qëndrueshme. Është e vërtetë, që disa fuqi evropiane kishin koloni mjaft larg, por ato duhej të mbështeteshin tek forcat lokale, dhe aleancat me sunduesit lokalë për t’i ruajtur ato.

Madje edhe 200 vjet më parë, në perëndim – në qoftë se me këtë term nënkuptojmë fuqitë e Evropës Perëndimore dhe më pas SHBA – nuk qenë dukshëm më ta pasura dhe as më të përparuara sesa pjesa tjetër e botës:mendoni për Osmanët, dinanstinë Qing të Kinës, Mughal-ët etj. Pjesa më e madhe e Amerikës së Veriut dhe Afrikës sub-Sahariane mbeti jashtë kontrollit të fuqive perëndimore. Në Azi, Japoni dhe Tajlanda mbetën gjithashtu të pavarura.

Në shekullin XIX-të, Perëndimi kapi majën që tashmë është duke e humbur sërish. Efektet dramatike të revolucioneve industriale, shkencore dhe teknologjike, nënkuptojnë se ndërsa pjesa tjetër e botës kishte mbetur në vend, vendet perëndimore kishin armë më të mira, ekonomi më produktive dhe mjekësi më superiore.

Shenja e parë që batica ishte rikthyer erdhi në vitet 1904-1905, kur Japonia, e cila ishte përballur me sfidën perëndimore duke e reformuar shoqërinë dhe ekonominë e saj, e mposhti Rusinë. Lëvizjet nacionaliste në mbarë botën morën zemër.

Dy luftëra të mëdha shteruan fuqitë evropiane, dhe për rrjedhojë pas vitit 1945, perandoritë u zhdukën. Në fakt, SHBA-ja ishte një superfuqi, dhe mbetet ende e fortë, por epërsia e saj mbi pjesën tjetër të botës – veçanërisht në ekonomi – nuk është më aq e madhe. 

Pra, në aspektin e historisë njerëzore, Perëndimi nuk ka dominuar për shumë kohë. Perandoria Romake zgjati për një kohë më të gjatë. Dhe në dekadat e fundit idetë, teknikat, edhe modelet vërshonin sa në perëndim, po aq sa edhe në rajone të tjera. Herën tjetër që do të konsumoni ushqim tajlandez, dëgjoni muzikë afrikane, përdorni një telefon të projektuar në Japoni, apo ngisni një makinë të prodhuar në Korenë e Jugut, pyesni veten: kush është duke dominuar ndaj kujt?

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dominoihistorineKathleen BurkMargaret MacMillanPerendimi

TË LIDHURA

Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku
Aktualitet

Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku

16:56 | 09/06/2025
Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit
Aktualitet

Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit

16:43 | 09/06/2025
Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë
Aktualitet

Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë

16:24 | 09/06/2025
Next Post
AUDIO/ Berisha përgjon çfarë thuhet për Metën

AUDIO/ Berisha përgjon çfarë thuhet për Metën

Shifrat që fitoi Apple këtë vit nga shitjet

Shifrat që fitoi Apple këtë vit nga shitjet

Manchester United me një këmbë në finale, pas fitores 0-1 ndaj Celta Vigos / VIDEO

Manchester United me një këmbë në finale, pas fitores 0-1 ndaj Celta Vigos / VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tifozat “Kuq e Zi”: Ndalimi i simboleve kombëtare në stadium është shkelje e identitetit tonë
Kosovo

Tifozat “Kuq e Zi”: Ndalimi i simboleve kombëtare në stadium është shkelje e identitetit tonë

by mirseda
17:50 | 09/06/2025
0

Shqipëria luajti baras 0:0 me Serbinë, të shtunën e kaluar në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Konfiskimi i...

Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

17:47 | 09/06/2025
Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak

Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak

17:44 | 09/06/2025
“Ka përvojë, vendos unë kush gjuan penalltitë”, Sylvinho i del në krah Manajt

“Ka përvojë, vendos unë kush gjuan penalltitë”, Sylvinho i del në krah Manajt

17:11 | 09/06/2025
Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku

Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku

16:56 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com