Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse palestinezët po përdorin tullumbacet e mbushura me gaz kundër Izraelit?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

Gjatë javës së fundit, ushtria izraelite ka bombarduar dy herë disa godina në Rripin e Gazës, për herë të parë që nga armëpushimi i arritur një muaj më parë pas luftës së shkurtër disaditore në muajin maj. Sulmet e ushtrisë izraelite, ishin një kundërpërgjigje ndaj lëshimit të tullumbaceve me gaz drejt territoreve izraelite nga grupet e armatosura të Rripit të Gazës. Ato u lëshuan nga milicët e grupeve të vogla të armatosura në Gaza, me synim shkaktimin e zjarreve dhe dëmtimin e arave bujqësore në Izraelin e Jugut.

Tollumbacet ndezëse, janë një armë shumë elementare dhe mjaft e thjeshtë për t’u ndërtuar, por ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Nuk është hera e parë që milicët palestinezë e përdorin këtë lloj arme për të goditur Izraelin.

Edhe në të kaluarën ata kishin përdorur një armë të ngjashme, që megjithatë kishte provokuar reagime më pak të dhunshme nga pala izraelite. Lëshimi i tollumbave me gaz këtë jave, ishte përgjigje ndaj një demonstrate nacionaliste të organizuar nga e djathta izraelite në Jeruzalem ditën e martën, për të përkujtuar pushtimin e qytetit në vitin 1967 pas luftës gjashtë ditore.

Ajo duhej të mbahej muajin e kaluar, por u anulua për shkak të frikës se mund të nxiste përplasje të mëtejshme. Gjithsesi deri më tani, as tullumbacet me gaz të grupeve të armatosura palestineze dhe as bombardimet e ushtrisë izraelite, nuk kanë shkaktuar fatmirësisht të vdekur, por vetëm dëmtime në godina dhe ara bujqësore.

Po si prodhohen këto armë artizanale?

Bëhet fjalë për tullumbace normale të mbushura me helium, dhe të mbledhura së bashku në grupe. Tek ato lidhet një copë pëlhure e lyer me benzinë, të cilës i vihet flaka. Më pas ato lëshohen të fluturojnë mbi kufirin me Izraelin, duke përdorur erërat që fryjnë drejt tokës nga Deti Mesdhe.

Sapo mbërrijnë në territorin izraelit, ato shkaktojnë zjarre të mëdha, pasi zona kufitare me Rripin e Gazës është shumë e thatë, dhe përbëhet kryesisht nga toka bujqësore dhe rezerva natyrore. Por falë erës, ato mund të arrijnë edhe në zona të banuara dhe të shkaktojnë dëme në godina por edhe në njerëz.

Sipas gazetave izraelite, tullumbacet e lëshuara të martën shkaktuan të paktën 40 zjarre në Izraelin Jugor, ndërsa të enjten vetëm 8. Në të dyja rastet nuk pati lëndime në njerëz. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se më shumë se 4200 hektarë tokë janë djegur në Izrael që nga viti 2018 për shkak të armëve të tilla zjarrvënëse, pa llogaritur dëmet e javës së kaluar.

Po pse tollumbace dhe jo raketa?

Armët kryesore të përdorura nga milicët palestinezë për të sulmuar Izraelin, janë raketat me rreze të shkurtër veprimi, zakonisht të lëshuara nga toka. Rreth 4 mijë prej tyre u lëshuan gjatë luftës së muajit maj.

Por 90 për qind e tyre u përgjuan nga sistemi i mbrojtjes anti-raketore “Iron Dome” (Kupola e Hekurt), që e llogarit trajektoren e një rakete me rreze të shkurtër veprimi që nga momenti kur lëshohet nga Gaza, dhe parashikon gati në moment, nëse ajo po drejtohet apo jo drejt një zone të populluar.

Nuk dihet saktësisht se sa raketa kanë pasur në zotërim grupet e armatosura palestineze vitet e fundit, duke pasur parasysh edhe embargon e vendosur nga Izraeli mbi Rripit e Gazës. Por sipas shërbimit sekret izraelit, palestinezët kanë rreth 30 mijë raketa dhe predha mortajash. Raketat interceptohen gati gjithmonë nga Izraeli.

Nga ana tjetër, balonat janë më të lira dhe të thjeshta për t’u prodhuar, dhe mund të shkaktojnë dëme në territoret izraelite. Nuk është dëmi serioz siç mund të shkaktojnë raketat, por sërish shërben për të ushtruar presion mbi Izraelin.

Burimi i lajmit: ilpost.it. Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: armë artizanaletullumbaceushtria izraelite

TË LIDHURA

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian
Bota

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë
Bota

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Next Post
Valë arrestimesh/Bisedat fundosin arbitrin dhe zyrtarin e klubit të futbollit

Valë arrestimesh/Bisedat fundosin arbitrin dhe zyrtarin e klubit të futbollit

Shtatë katastrofat që kanë shkaktuar shembjet e urave përgjatë historisë

Shtatë katastrofat që kanë shkaktuar shembjet e urave përgjatë historisë

Pse e eliminuan ish-shefin e anti-drogës? Autoritetet: S’dimë si u vra







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com