Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse mund të keni efekte anësore më të rënda nga vaksina nëse jeni i ri apo grua

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Pse mund të keni efekte anësore më të rënda nga vaksina nëse jeni i ri apo grua

Nga Aria Bendix “Business Insider”

Dy njerëz mund të futen në të njëjtën qendër shëndetësore në të njëjtën ditë dhe të marrin të njëjtën vaksinë të koronavirusit, por efektet anësore që mund të përjetojnë ka të ngjarë që të jenë të ndryshme. Dhe kjo pasi sistemi imunitar i secilit prej nesh është unik.

Mënyra se si reagon trupi ndaj vaksinave, varet nga kategori të gjëra si mosha dhe gjinia,

Por edhe nga karakteristikat më individuale si gjenet tona, apo historia e ekspozimit ndaj infeksioneve. “Përgjigja juaj imunitare dikton në thelb edhe efektet anësore që mund të keni”- thotë dr.Vivek Çerian, mjek i sëmundjeve të brendshme në Baltimora.

Në përgjithësi, gratë dhe të rriturit në moshë të re kanë tendencën të kenë efektet anësore më të rënda pas vaksinimit, pavarësisht nga doza apo marka e vaksinës. Për të tria vaksinat e autorizuara kundër koronavirusit nga SHBA – Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson -grupmoshat e reja raportuan më shumë lodhje fizike, dhimbje koke, apo dhimbje në vendin e injeksionit sesa grupmosha e tretë.

Efektet anësore janë gjithashtu më të shumta dhe më të rënda pas marrjes së dozës së dytë të vaksinave Pfizer apo Moderna. Sistemet tona imunitare, kanë prirje të dobësohen ndërsa ne plakemi. Për këtë arsye, trupat e të moshuarve nuk punojnë aq shumë për t’i mbrojtur ata nga infeksionet e jashtme, përfshirë proteinën që futet në trup me anë të vaksinës.

Për rrjedhojë, efektet anësore janë shpesh më të lehta dhe më të pakta tek të moshuarit sesa tek grupmoshat e reja. “Zakonisht kur themi të moshuar, u referohemi njerëzve mbi 65 vjeç”-thotë Çerian. Pas dozës së parë të vaksinës Moderna, 57 për qind e njerëzve më të rinj sesa 65 vjeç kanë shfaqur efekte anësore, krahasuar me vetëm 48 për qind të atyre që janë më të moshuar se sa 65 vjeç.

Pas dozës së dytë, gati 82 për qind e njerëzve në grupin e më të rinj e zhvilluan efekte anësore, krahasuar me gati 72 për qind tek të moshuarit. Gjithashtu, Pfizer raportoi se lodhja, dhimbja e kokës dhe dhimbja në vendin e injektimit ishin më të zakonshme tek njerëzit e moshës 18-55 vjeç pas 2 dozave sesa tek njerëzit e moshës 56 vjeçe lart.

Gjatë testeve klinike të vaksinës së Johnson & Johnson, gati 62 për qind e njerëzve të moshës 18-59 vjeç patën efekte anësore, krahasuar me 45 për qind të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart. Por kjo nuk do të thotë që vaksinat janë më pak efektive për këta të fundit.

“Për vaksinën kundër Covid-19, ne nuk kemi parë ndonjë efektivitet të zvogëluar me kalimin e moshës, dhe kjo është një gjë vërtet e mirë”- thotë Çerian.

Gratë kanë tendencën të kenë reagime më të forta ndaj shumë vaksinave, përfshirë ato për poliomielitin, gripin, fruthin dhe shytat. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ato kanë më shumë efekte anësore pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit. Çerian tha se kjo dukuri ka të ngjarë të ketë lidhje me nivelet e hormonit të estrogjenit.

“Testosteroni ka tendencë të jetë një hormon që pengon imunitetin, ndërsa estrogjeni tenton të jetë një stimulues i imunitetit”-thotë ai. Një  raport i fundit  nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), zbuloi se afro 79 për qind e rasteve të efekteve anësore të vaksinës të raportuara në CDC vinin nga gratë, edhe pse ato kishin marrë vetëm 61 përqind të dozave në total.

Çerian thotë se efektet anësore të vaksinës janë edhe më të theksuara për gratë para menopauzës sesa tek gratë pas menopauzës.Të hënën, CDC bëri publik​​një raport mbi efektet anësore të 1.9 milion amerikanëve që kishin marrë që të dyja dozat e vaksinave tëPfizer apo Moderna.

Në përgjithësi, afro 50 për qind e tyre raportuan efekte anësore pas marrjes së dozës së parë, ndërsa 69 për qind raportuan efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë. Raportet mbi dhimbjen në vendin e injeksionit u rritën nga 68 për qind pas dozës në 72 për qind pas dozës së dytë.

Lodhja u shtua nga 31 përqind në 54 për qind nga doza e parë në të dytën, dhimbjet e kokës nga 26 për qind në 47 për qind, dhe ato të trupit apo muskujve nga 19 për qind në 44 për qind. Gati 75 për qind e marrësve të vaksinës Moderna, kishin efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë, krahasuar me 64 për qind të të vaksinuarve me vaksinën Pfizer.

Këto rezultate ishin përgjithësisht në përputhje me ato të testeve klinike. Gjithsesi, pasja e më shumë efekteve anësore pas dozës së dytë, është në përgjithësi një shenjë se trupi juaj ka mësuar që të njohë shpejt proteinën virale dhe është gati ta sulmojë sërish atë.

“Ju nuk mund të keni mbrojtje të mjaftueshme pa marrë dozën e dytë të vaksinës”- thotë Çerian. Në fakt një raport i CDC, zbuloi se një dozë e vetme e vaksinës Moderna apo Pfizer ishte 80 për qind efektive në parandalimin e infeksioneve të koronavirusit pas dy javësh. Dy javë pas dozës së dytë, efektiviteti i vaksinave u rrit në 90 për qind.

burimi: https://www.businessinsider.com/covid-vaccine-side-effects-women-younger-adults-2021-4

Përshtatur për Tirana Today

Tags: efekte anësoregruatë rinjtëvaksina

TË LIDHURA

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

21:13 | 26/11/2025
SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë
Bota

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë
Bota

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Next Post
Nostalgji futbolli / “Të isha unë markuesi yt, do të të nxirrja me barelë”

Nostalgji futbolli / "Të isha unë markuesi yt, do të të nxirrja me barelë"

Minutë pas minute/ Pasagjerët për Dubai, nisen drejt aeroportit të Podgoricës

Minutë pas minute/ Pasagjerët për Dubai, nisen drejt aeroportit të Podgoricës

Bernd Fabritius: Nuk ka vend për anticiganizëm

Bernd Fabritius: Nuk ka vend për anticiganizëm







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com