Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse miliarderët e Davosit, s‘do zgjidhin krizën e klimës që e shkaktuan vetë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pse miliarderët e Davosit, s‘do zgjidhin krizën e klimës që e shkaktuan vetë

Nga: Payaj Parekh “The Guardian”

Këtë javë, politikanët dhe biznesmenët kryesorë të botës ishin në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, dhe folën për krizën klimatike. Greta Tunberg dhe Princi Çarls i kurorës britanike, mbajtën fjalime tepër kritike, duke paralajmëruar rreziqet që vijnë nga një botë që po ngrohet me shpejtësi, ndërsa shumë drejtues kompanish të mëdha dhe president, kanë premtuar marrjen e masave konkrete.

Për ata si unë që janë pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e klimës, kjo zhvendosje e vëmendjes nuk është ndonjë befasi. Vitin e kaluar ndryshoi gjithçka. Nga mijëra nxënësit e shkollave që organizuan greva për klimën, deri tek protestat e mëdha, 2019-a ishte viti ku njerëzit në pushtet nuk mund të fshihnin më nevojën për të vepruar.

Dhe pastaj Australia u përfshi nga flakët: asnjë sasi parash, nuk mundi t’i shuante ato zjarre. Me këtë fokus të papritur tek klima, nuk është çudi që të pranishmit në forumin e Davosit, u vunë në syrin e kritikave për mjetin e transportit që zgjodhën për të shkuar atje.

Princi Çarls shkoi në samit me një avion privat, përpara se të kërkonte taksa të reja për mbrojtjen e mjedisit. Dhe nuk ishte i vetmi. Të dhënat nga viti i kaluar, sugjerojnë se mbi 300 avionë privatë u ulën në Davos për forumin e përvitshëm. Por ndonëse përdorimi i shfrenuar i avionëve privatë është thellësisht hipokrit dhe e dëmton rëndë klimën, ai nuk duhet të jetë fokusi kryesor i zemërimit tonë.

Përkundrazi, le të jemi realistë se sa korporata të mëdha, mund të planifikojnë një të ardhme pa karbon, duke pasur parasysh faktin se vetëm 100 kompani kanë qenë burim i më shumë se 70 për qind të emetimeve të gazrave serë në botë që nga viti 1988.

Vetëm 20 kompani kanë emetuar 480 miliardë ton dioksid karboni që nga viti 1965, ose një të tretën e të gjitha emetimeve. Shumica e tyre – përfshirë 2 ndotësit më të mëdhenj në Tokë – renditen si “bashkëpunëtorë” në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror.

Dhe nuk janë vetëm kompanitë e mëdha. Institucionet financiare që marrin pjesë në forum, janë përgjegjëse për të paktën 1.4 trilionë dollarë investime në nxjerrjen dhe përpunimin e karburantit fosil, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes mbi Klimën në Paris.

Dhe pastaj janë qeveritë. Fjalimi i Princit Çarls, përbënte një sfidë të fortë për ata që janë në pushtet. Ai pyeti: “A duam të mbetemi ne në histori, si njerëzit që nuk bënë asgjë, për ta nxjerrë botën nga pragu i humnerës?”.

Por po këtë javë, u zbulua se qeveria britanike po mbështet disa projekte të mëdha të karburantit fosil në të gjithë botën. Një dështimi i tillë përballë krizës së klimës, nuk është nënprodukt i sistemit ekonomik që mbron forumi, ai është prodhuar nga modeli i tij.

Angazhimi ideologjik ndaj tregjeve të lira, ka qenë një bllok i qëndrueshëm kundër përparimit në zgjdhjes e krizës klimatike. Mjafton të shihni të dhënat e emetimeve të gazrave serrë në botë. Dhe të dhënat mbi klimën nuk janë siç thotë Tunberg “mendimet ose pikëpamjet politike të cilitdo”. Ato janë thjesht fakte.

Ndërsa Australia po digjet, dhe popujt në të gjithë botën janë të kërcënuar nga pasojat reale të krizës klimatike, takimet e stilit të Davosit, nuk do të na japin kurrë përgjigjet që na duhen. Në fakt, do të ishte marrëzi për cilindo që të presë që një klub privat të zgjidhë një problem që e ka krijuar vetë.

Një krizë e kësaj shkalle ka nevojë për zgjidhje të shkallëzuara dhe të drejta, pavarësisht nëse kjo është një Marrëveshje e re e Gjelbër, heqje dorë nga karburantet fosile, apo ecje me shpejtësi përpara drejt objektivave të de-karbonizimit në vendet më të pasura. Nëse të pasurit dhe të famshmit në Davos, duan realisht të merren me krizën e klimës, vendi i fundit ku duhet ta bëjnë këtë është Forumi Ekonomik Botëror.

TIRANA TODAY

 

Tags: emetimeve të gazrave serëForumi Ekonomik BotërorPrincit Çarls

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
Harta e plotë e përhapjes së virusit misterioz kinez: 13 shtetet e prekura

Harta e plotë e përhapjes së virusit misterioz kinez: 13 shtetet e prekura

“Do ta thyej kokën”, zbardhen detaje tronditëse nga ekzekutimi tek “Astiri”

“Do ta thyej kokën”, zbardhen detaje tronditëse nga ekzekutimi tek “Astiri”

Arian Çani fton të bijën në emision, nuk i mban dot emocionet (VIDEO)

Arian Çani fton të bijën në emision, nuk i mban dot emocionet (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com