Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse larja qe një praktikë e pazakontë në Evropën e Mesjetës

8 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Pse larja qe një praktikë e pazakontë në Evropën e Mesjetës

Ekziston një keqkuptim i përbashkët, mbi pretendimin se njerëzit nuk laheshin asnjëherë në Mesjetë. Në fakt, në disa rajone, larja e rregullt (në një një formë apo tjetrën) nuk ishte realisht aq e ndryshme nga sa është sot. Dhe madje edhe tek rajonet ku kjo praktikë nuk qe aq e zakonshme sa edhe sot, kishte ende me siguri shumë njerëz që laheshin rregullisht.

Thënë këtë, asokohe kishte edhe grupe të caktuara që në mënyrë aktive e shmangnin larjen. Po cili ishte problemi i tyre? Para Mesjetës, banjat publike qenë shumë të zakonshme, ndërsa publiku në tërësi kryente banjë rregullisht, në një mënyrë apo një tjetër.

Edhe gjatë shekujve IV-V, autoritetet e krishtera lejuan që njerëzit të laheshin në funksion të pastërtisë dhe shëndetit, por e dënonin larjen në banjat publike për kënaqësi, ndërsa dënonin edhe gratë që frekuentonin këto lloj banjash, ku kishte gra dhe burra bashkë.

Megjithatë, me kalimin e kohës u shfaqën gjithnjë e më shumë kufizime. Përfundimisht, të krishterëve iu ndalua të laheshin lakuriq, dhe në përgjithësi Kisha filloi të mos e miratojë privilegjin e “tepruar” të zakonit të larjes. Kjo kulmoi me autoritetet mesjetare kishtare, që shpallën se banja publike çonte në imoralitet dhe sëmundje.

“Sëmundja” e fundit ishte shumë e zakonshme. Në shumë pjesë të Evropës, besohej se uji mund t’i injektonte trupit sëmundje të rënda, nëpërmjet poreve të lëkurës. Sipas një traktati mjekësor të shekullit XVI,”banja e nxehtë e ngroh trupin, por dobëson organizmin dhe zgjeron poret. Kjo është arsyeja pse ajo mund të jetë të rrezikshme, dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme, madje deri edhe vdekje”.

Por nuk qenë vetëm sëmundjet nga vetë uji, për të cilët kishte shqetësime. Njerëzit mendonin gjithashtu se zgjerimi i poreve të trupit pas një dushi, do të bënte që infeksionet që gjendeshin në ajër të depërtonin më lehtë në trup. Për këtë arsye, larja u lidh edhe me përhapjen e sëmundjeve, dhe jo vetëm me imoralitetin.

Për disa qytetarë të shtresave të ulëta, veçanërisht burrat, kjo bëri që ata të hiqnin dorë nga banja kur ishte e mundur. Gjatë kësaj kohe, njerëzit u prirën të kufizojnë masat e tyre higjienike vetëm tek larja e duarve, disa pjesëve të fytyrës, dhe shpëlarjen e gojës.

Larja e plotë e fytyrës mendohej se qe e rrezikshme, pasi besohej se mund të shkaktonte rrufë dhe dobësonte shikimin, kështu që edhe kjo ishte diçka e rrallë. Nga ana tjetër disa njerëz të shtresave të larta, në vend se të hiqnin plotësisht dorë nga larja, prireshin të reduktonin zakonin e banjos së plotë të trupit vetëm disa herë në vit, duke vendosur një ekuilibër mes rrezikut të marrjes së ndonjë sëmundje dhe të mbajturit erë të keqe.

Siç vinte në dukje një ambasadori rus në Francë “Madhëria e Tij Luigji XIV qelbej erë si një kafshë e egër”. Vetë rusët nuk qenë aq nazelinj ndaj banjës, dhe përpiqeshin të laheshin rregullisht, sigurisht kjo në mënyrë relative. Era e keqe e Mbretit Luigji XIV, i detyrohej këshillës së mjekëve të tij, për t’u larë sa më rrallë që të ishte e mundur për të ruajtur shëndetin e mirë.

Ai gjithashtu e cilësoi publikisht si tejet shqetësues aktin e larjes. Për shkak të kësaj, ai thuhet se u la vetëm dy herë në jetën e tij. Një tjetër rast i veçantë në mesin e aristokracisë ishte mbretëresha Izabela I e Spanjës, e cila në një rast pranoi se kishte bërë banjë vetëm dy herë në jetën e saj, herën e parë kur lindi dhe të dytën kur u martua.

Natyrisht, në të dyja rastet, bashkëkohësit ndoshta mund të kenë harruar herët e shumta kur prindërit e tyre mund të kenë urdhëruar shërbëtorët që t’i lanin kur ishin fëmijë.

Për t’u përballur me sëmundjet që mund të merreshin nga uji dhe natyrën mëkatare të banjës, shumë aristokratë të asaj epoke, e zëvendësuan larjen me ujë me fërkimin e trupit me shami aromatike, dhe përdorimin e madh të parfumeve për të maskuar erën e tyre të keqe.

Burrat mbanin me vete qese të vogla me bimë aromatik mes këmishës dhe jelekut, ndërsa gratë përdornin pudra aromatike. Praktikën e moslarjes apo e larjes së rrallë, nuk e favorizonte as higjiena skandaloze në rrugët e qyteteve të mesjetës, ku urina dhe feçet gjendeshin rëndom në anë të rrugëve, ashtu si edhe pjesët e papërdorshme të mishit të kafshëve.

Çuditërisht, kjo mungesë relative e higjienës personale tek njerëz të shtresave të caktuara të Evropës, vazhdoi tek disa grupe deri rreth mesit të shekullit XIX-të. Ndërkaq është interesante të theksohet se gjatë Mesjetës, njerëzit çuditërisht i kushtonin vëmendje higjienës së gojës. Ata i pastronin dhëmbët, duke i fërkuar me një leckë të ngjyer në përzierje të ndryshme bimësh, duke përfshirë edhe hirin e rozmarinës së djegur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e pazakontëEvropën e Mesjetëslarjapraktike

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Si po përdoren refugjatët sirianë si mjet presioni

Si po përdoren refugjatët sirianë si mjet presioni

Sulmi në Londër/ Trump: Të ndalohen hyrjet në SHBA

Sulmi në Londër/ Trump: Të ndalohen hyrjet në SHBA

Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

Studimi/Gjuha që flisni mund të ndryshojë perceptimin tuaj mbi kohën

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com