Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pse BE kërkon të integrojë shtetet mafioze të Ballkanit

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Pse BE kërkon të integrojë shtetet mafioze të Ballkanit

Nga Srdjan Cvijic, “Eurobserver”/Komisioni Evropian është vlerësuar rrallë për veprime të guximshme kohët e fundit. Por Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor  e publikuar të martën, meriton duartrokitje.

Për një kohë të gjatë i shpërfillur nga Perëndimi, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një pre e lehtë për fuqitë e tjera gjeopolitike, që e shohin destabilitetin si mundësinë e tyre të artë.

Angazhimi politik i lëkundur i BE-së, për anëtarësimin e ardhshëm të 6 vendeve të Ballkanit, ka bërë që shumë njerëz në rajon të humbasin shpresën. Strategjia e BE-së, synon të ndryshojë këtë prirje, dhe të shtyjë rajonin drejt anëtarësimit në union dhe një transformimi të thellë.

Komisioni ka propozuar masa të guximshme; veçanërisht e rëndësishme është çelja progresive e fondeve të BE-së, përfshirja e 6 qeverive të Ballkanit në proceset e hartimit të politikave të BE-së edhe përpara anëtarësimit, heqja e barrierave të dukshme dhe të padukshme për tregtinë dhe udhëtimet.

Përmendja e vitit 2025, dhe datat e tjera të synuara për progresin në negociata, janë veçanërisht të vlefshme si një stimul i fuqishëm, që politikanët e rajonit të punojnë për të përmbushur kriteret për anëtarësim.

Këto stimuj për reforma, duhet të përputhen tashmë me standarde të qarta për qeveritë e rajonit për të punuar. Komisioni Evropian, duhet ta shoqërojë dokumentin strategjik, me një rishikim të instrumenteve të tij për të monitoruar progresin në rajon.

Përndryshe, vendet anëtare më skeptike, do të kenë të drejtë të frikësohen se përmendja e datave konkrete, do të favorizonte shpejtësinë mbi cilësinë e reformave.

Një ndalesë në proces

Shumë qytetarë në rajon, e shohin gjithashtu anëtarësimin në BE jo si qëllim në vetvete, por si një mundësi për të përmirësuar qeverisjen, në mënyrë që ata të mund të jetojnë në shoqëri  normale, të begata dhe të hapura.

Raportet e Komisionit mbi këto vende, nuk do të na çojnë vetvetiu atje. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sundimin e ligjit, ku problemet e brendshme u theksuan muajin e kaluar nga vrasja e tmerrshme e politikanit të moderuar serb Oliver Ivanoviç, dhe vazhdimi i luftërave mes bandave mafioze në Serbi dhe Malin e Zi.

Strategjia e re, parashikon instrumente të reja për të monitoruar progresin, siç është raporti i prodhuar nga Reinhard Priebe mbi korrupsionin, dhe uzurpimin e të gjitha institucioneve shtetërore nga një parti e vetme në Maqedoni në vitin 2015. Sidoqoftë, sistemi i propozuar duhet të përcaktohet dhe zbatohet në mënyrë këmbëngulëse.

Mjetet e reja duhet të jenë publike, konkrete dhe lehtësisht të kuptueshme. Gjuha e raportit të Priebe, bëri që ai të mbërrijë tek zemrat dhe mendjet e popullsisë maqedonase.

Komisioni, duhet të jetë më i guximshëm në denoncimin e vonesave dhe reformatorëve të rremë në Ballkan. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, përbëjnë kërcënimin më të madh për stabilitetin e rajonit. Strategjia, duhet të përqendrohet pikërisht mbi to.

Mbi 100 vrasje mafioze

Sipas të dhënave të Rrjetit të Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK), dhe Radios Evropa e Lirë, në Serbi dhe Malin e Zi kanë ndodhur 102 vrasje të organizuara nga krimi i organizuar, që nga viti 2012. Vetëm 5 prej tyre janë zbardhur, ndërsa autorët mbeten të panjohur në 75 raste.

Duke pasur parasysh se shkalla e përgjithshme e fshehjes së krimeve është rreth 80 raste të pazgjidhura nga 100 të tilla, rezulton se ose agjencitë e zbatimi i ligjit janë krejtësisht jokompetente, ose kanë bashkëpunim të fshehtë me krimin. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë endemike në pjesën tjetër të rajonit.

Shqipëria

Shqipëria po vë në zbatim një reformë ambicioze në sistemin gjyqësor, por ky është vetëm fillimi. Edhe pa hapjen e negociatave për anëtarësim, Komisioni po i kërkon Maqedonisë dhe Shqipërisë të zbatojnë reformat të cilat Serbia dhe Mali i Zi nuk i kanë përfunduar ende.

Kjo është një shenjë e të mësuarit duke vepruar nga ana e Brukselit, por gjithashtu tregon se vendet që nuk kanë nisur ende negociatat, munden në teori të kapërcejnë ato që ndodhen aktualisht më përpara, për t’u bashkuar në union në datën e synuar, vitin 2025, nëse janë të suksesshëm në zbatimin e reformave.

Strategjia, premton një ndryshim të fokusit nga ana e vendeve që miratojnë kornizat ligjore të BE-së, për të respektuar vlerat e saj themelore. Nëse menaxhohen mirë, negociatat e pranimit në BE, janë gjithashtu shansi më i mirë i rajonit për një transformim të pakthyeshëm në një numër fushash të rëndësishme si pajtimi etnik, mosmarrëveshjet dypalëshe, romët dhe të drejtat e tjera të pakicave.

Por, komisioni do të duhet të përdorë mjetet e reja efektive, për t’i detyruar politikanët të ndërpresin lidhjet me oligarkët, dhe nxisin reforma kuptimplota.  Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, i cili do të fillojë mandatin  e tij më 2019, duhet të fillojë me krijimin e një Drejtorie të Përgjithshme të veçantë, që do të merret vetëm me vendet që kanë një perspektivë të besueshme të anëtarësimit.

Kjo drejtori, do të siguronte kapacitetin e brendshëm për të shkuar përtej monitorimit të miratimit të ligjeve, drejt një vlerësimi të besueshëm të ndikimit real të reformave.

Shtetet anëtare, shoqëria civile dhe gazetarët investigativë, duhet të përfshihen në procesin e monitorimit. Ndarja e procesit të zgjerimit nga politika e fqinjësisë, nuk do të përbënte asnjë lloj fyerje për vendet fqinje në Lindje dhe Jug.

Premtimet e pasinqerta për anëtarësim, nuk kanë pasur ndonjë efekt pozitiv. Përparimi i disa vendeve, duhet të shërbejë si inkurajim për pjesën tjetër. Pjesa më e mirë e strategjisë mbi Ballkanin Perëndimor, është se ajo zhvendoset përtej qasjes  “stabilitokrate”, të dëshmuar vitet e fundit nga BE, kur favorizonte liderët rajonalë që shfaqin tendenca shqetësuese anti-liberale.

Kjo qasje inkurajoi një krizë të zgjatur politike në Maqedoni, duke rritur euroskepticizmin në Serbi, dhe emigracionin diku tjetër në rajon. 

Tani BE, duhet t’i njohë qytetarët e rajonit si partnerët e saj të vërtetë, dhe të nxisë realizimin e reformave që u shërbejnë interesave të tyre afatgjata për qeverisje më të mirë.

Shënim: Srdjan Cvijic është një analist politik në Institutin e Politikave Evropiane të Shoqërisë së Hapur

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Ballkanitbeintegrojëkerkonmafiozepseshtetet

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Gjendet i vdekur i shpalluri në kërkim

Gjendet i vdekur i shpalluri në kërkim

Çifti Meta-Kryemadhi në pikëllim, kujtojnë Abazajn: Nuk mund të shkruaj…

Çifti Meta-Kryemadhi në pikëllim, kujtojnë Abazajn: Nuk mund të shkruaj...

Arratiset i burgosuri në Gjirokastër, ja si arriti të largohet

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP
Showbizz

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

by mirseda
12:39 | 21/06/2025
0

Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”. Në garën për çmimin e...

Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

12:36 | 21/06/2025
Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

12:17 | 21/06/2025
Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

11:44 | 21/06/2025
Chelsea bën “pazar” në Holandë, i ofron Ajax kartonin e Brojës

Chelsea bën “pazar” në Holandë, i ofron Ajax kartonin e Brojës

11:26 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com