Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Japonia i përballon kaq mirë fatkeqësitë natyrore?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Pse Japonia i përballon kaq mirë fatkeqësitë natyrore?

Tajfuni më i fortë që ka goditur Japoninë në më shumë se 25 vjet ka lënë gjurmët e shkatërrimit në të gjithë vendin, ka shkaktuar mbylljen e një aeroporti të madh ndërkombëtar dhe hedhjen në erë të makinave, çatitë e shtëpive, etj.

E ndërtuar për të mbijetuar

Japonia është shumë e ekspozuar ndaj tajfunëve si edhe lëkundjeve të tërmeteve, që do të thotë se përballet me një numër të madh fatkeqësish natyrore të të gjitha llojeve.

Qoftë nga tërmetet, tsunamit, tajfunet ose shpërthimet vullkanike, pjesa më e madhe e qyteteve japoneze janë shkatërruar dhe rindërtuar vetëm brenda shekullit të 20-të.

Kjo u ka dhënë mundësinë për të planifikuar dhe për t’u përgatitur për ngjarjet e ardhshme dhe shuma të mëdha parash janë investuar në ndërtimin e infrastrukturës për të përballuar gjithçka që natyra hedh mbi to.

“Japonia është një nga shembujt botëror për gatishmërinë dhe reagimet emergjente, ashtu edhe në ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme”, tha Marc Forni, eksperti kryesor në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë në Bankën Botërore.

Rrugët dhe ndërtesat publike në qytetet bregdetare si Osaka janë të projektuara për të lejuar që ujërat e tepërta dhe reshjet të rrjedhin në mënyrë efikase dhe mbrojtjet e sofistikuara në bregdet mund të zvogëlojnë rrezikun e avancimit të stuhisë.

Ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, është fakti që ndërtesat private janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të jenë shumë rezistente ndaj fenomeneve natyrore.

“Kodi i ndërtimit dhe zbatimi i kodit të ndërtimit, janë shumë me rëndësi”, tha Forni.

Ndërgjegjësimi në një moshë të vogël

Më 1 Shtator të vitit 1923, një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Fushën Kanto të Japonisë, duke rrafshuar qytetet pranë Tokios dhe Yokohamas. Të paktën 100,000 njerëz u vranë dhe shkatërrimi thuhet se ishte aq i plotë saqë qeveria po konsideronte të ndërronte kryeqytetin.

Data 1 Shtator është shënuar si Dita Kombëtare e Parandalimit të Fatkeqësive në të gjitha shkollat dhe administratën e Japonisë. Fëmijët trajnohet me mënyrën si duhet të reagojnë kur një fatkeqësi e madhe natyore godet vendin dhe mësojnë për historinë e katastrofave të ndodhura ndër vite.

“Ka ndërgjegjësim të popullsisë në lidhje me mënyrën si duhet të përballohen katastrofat”, tha Forni, “dhe ka respekt për rreziqet natyrore”.

“Duke punuar me sistemin arsimor, ndërgjegjësimi është bërë pjesë e identitetit të studentëve japonezë dhe ata dinë si të reagojnë. Të gjithë trajnimet dhe stërvitjet krijojnë një reagim të fortë kur ndodhin fatkeqësitë”.

Para se tajfuni “Jebi” të godiste, Japonia lëshoi më shumë se 1.2 milionë njoftime për evakuim, asnjëra prej të cilave nuk ishte e detyrueshme. Megjithatë, personat e intervistuar nga televizioni japonez NHK thanë se ishin të lumtur që i kishin dëgjuar thirrjet për evakuim. “Shtëpia jonë është rrëzë një mali” , tha një grua për stacionin televiziv. “Është pak e rrezikshme kështu që ne vendosëm të iknim”.

Një mësim për të tjerët?

Përtej ndërgjegjësimit publik dhe kodeve të ndërtimit, qeveria japoneze gjithashtu paraqet një shembull për botën se si Ministritë dhe insititucione të ndryshme punojnë së bashku në rast të një katastrofe.

Por zyrtarët kanë investuar gjithashtu kohë dhe përpjekje në përgatitjen e marrëveshjeve me sektorin privat në mënyrë që, sapo të shohin shenjat e para të një katastrofe, kompanitë private që mund të ndihmonin me përgjigjen ndaj katastrofave e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre.

“Duhet shumë forcë institucionale, kohë dhe përpjekje për të qenë në gjendje të ndërtosh marrëveshje të tilla dhe për ta bërë këtë një prioritet kombëtar që sjell fryte”, tha Forni.

Ndërkohë që, shanset janë që pasoja shumë më katastrofike do të kishin ndodhur nëse një tajfun si “Jebi” do të godiste një zonë bregdetare në ndonjë vend tjetër të botës.

“Japonia dëshmon edhe njëherë që nëse një katastrofe natyrore godet nuk duhet të çojë në një numër të madh viktimash ose humbje të aseteve ekonomike”, tha Forni.

“Duke investuar në projektimin inxhinierik dhe në zbatimin e kodeve dhe standardeve, ajo tregon se pasojat mund të jenë mjaft të reduktuar në krahasim me atë çfarë do të ndodhte në shumicën e vendeve të tjera në botë”./tvklan.al /

Tags: fatkeqësitëjaponiakaqMirë"natyrorepërballonpse

TË LIDHURA

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania
Bota

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Bota

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Reagon për herë të parë publikisht Donald Trump pas takimit me Putin në Alaska
Bota

Reagon për herë të parë publikisht Donald Trump pas takimit me Putin në Alaska

21:23 | 16/08/2025
Next Post
Igli Tare i merr nga “duart” Sampdorias mesfushorin shqiptar

Ylli serb i Lazios refuzoi 8 milionë euro nga Franca, meritë e Igli Tares

Policia blindon Beratin, në sitë mjetet me xhama të zinj

Policia blindon Beratin, në sitë mjetet me xhama të zinj

Blindohet Elbasani, 670 forca policie për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Blindohet Elbasani, 670 forca policie për ndeshjen Shqipëri-Izrael

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com