Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse e majta franceze duhet të mbështesë të dielën Emmanuel Macron

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse e majta franceze duhet të mbështesë të dielën Emmanuel Macron

Yanis Varoufakis*/“The Guardian”

Në vitin 2002, Jacques Chirac, udhëheqësi i djathtë francez, u përball me Jean-Marie Le Pen, liderin e Frontit Kombëtar, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. E majta franceze u tubua rreth golistit, konservatorit Chirac për t’iu kundërvënë trashëgimtarit ksenofob të kolaboracionizmit të Republikës së Vishisë.

Ndërkohë, 15 vjet më vonë, grupime të mëdha të së majtës franceze, po refuzojnë të mbështesin Emmanuel Macron kundër Marine Le Pen, vajzës së Jean-Marie. Progresistët kanë arsye të forta për të qenë të zemëruar me një pari liberale që ndihet rehat me Macron – një ish-bankier pa përvojë në politikë, para emërimit të tij të shkurtër si ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Çështjeve Digjitale nga Presidenti François Hollande.

Me të drejtë, ata e shohin Macron si ministrin që u hoqi të drejtat punonjësve francezë me kohë të plotë, të cilat mezi i kishin fituar, dhe që sot është shpresa e fundit parisë kundër Le Pen-it. Për më tepër, nuk është e vështirë që ata të identifikohen me ndjesinë e të majtës franceze, se paria liberale po merr atë që meriton e saj me rritjen e Le Pen.

Në vitin 2015, e njëjta pari që sot mbështet Macron-in, dhe lufton kundër “fakteve alternative”, ekonomisë së çmendur dhe autoritarizmit të Le Pen, Donald Trump, UKIP-it dhe të tjerëve, filloi një fushatë të egër por efektive mashtrimesh dhe vrasëse të karrierave politike, për të minuar qeverinë greke të zgjedhur mënyrë demokratike, në të cilin kam shërbyer edhe vetë.

E majta franceze, nuk mund dhe s’duhet ta harrojë atë episod mjeran. Por, vendimi i shumë të majtëve për të mbajtur një distancë të barabartë midis Macron dhe Le Pen, është i pafalshëm. Imperativi për të kundërshtuar racizmin, i bën jehonë kundërshtimit të politikave neoliberale.

Një e majtë më e sigurt në vetvete, do të duhej të kuptonte se humanizmi ynë na detyroi të ndalojmë ksenofobët nga marrja e levave të pushtetit shtetëror, veçanërisht të policisë dhe forcave të sigurisë. Ashtu si në vitin 1940, ne kemi detyrimin të garantojmë, që monopoli i shtetit mbi përdorimin legjitim të dhunës, të mos vihet nën kontrollin e atyre që ushqejnë ndjenjat e dhunës ndaj të huajve, anëtarit të minoritetit kulturor apo seksual, “tjetrit”.

Besimi tek kontrollet dhe balancat shtetërore, si dhe tek ideja se sundimi i ligjit do të parandalojë Le Pen-in që ta kthejë pushtetin shtetëror kundër të pambrojturve, nuk është i tillë që e majta të mund të rrezikojë të luajë me të. Njëqind ditët e para të Trump, me represionin e bashkërenduar ndaj të huajve pa dokumente, e konfirmojnë këtë.

Por, ekziston edhe një arsye të dytë për të mbështetur Macron: gjatë “mbytjes” së pranverës greke në vitin 2015, socialdemokratët në pushtet në Francë (nën Hollande) dhe në Gjermani (në qeverinë e koalicionit me Kristiandemokratët e Angela Merkelit) përqafuan të njëjtat standarde idiote, ashtu si edhe e djathta konservatore.

Më kujtohet sa syçelët ishte takimi im i parë me ministrin socialist francez të Financave, Michel Sapin. Kur biseduam privatisht, ai më drejtohej me të qeshur si një mik i vjetër. Megjithatë, gjatë konferencës sonë për shtyp, ai foli si “auster”-iani  i linjës së ashpër Wolfgang Schäuble , ministri kristiandemokrat gjerman i Financave.

Ndërsa po largoheshin nga salla e konferencave, Sapin ndryshoi menjëherë duke u risjellë me zemërmirësi. I vendosur të ruaja vetëpërmbajtjen time, u ktheva nga ai dhe e pyeta, vetëm me gjysmë-shakaje: “Kush je ti, dhe çfarë bëre për mua Michel?”. Ai më përgjigj: “Yanis, ju duhet të kuptoni se Franca nuk është ajo që duhej të ishte!”.

Servilizmi i Sapin ndaj parisë autoritare të Evropës, u pasqyrua në Berlin nga Sigmar Gabriel, asokohe kryetar i socialdemokratëve gjermanë. Edhe ai qe një shok i vjetër armësh në bisedën private, ndërsa imitoi Schäuble-n në publik. Kur përplasja mes qeverisë sonë dhe “Trojkës” (Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) pati finalen e vet, si Sapin ashtu edhe Gabriel përdorën elementet më të këqij dhe më agresivë të propagandës së kreditorëve kundër qeverisë sonë.

Ndoshta për shkak se Macron nuk ka dalë nga epruvetat e politikës partiake socialdemokrate, ai ka qenë i vetmi ministër i aksit franko-gjerman, që e rrezikoi kapitalin e tij politik, duke i ardhur në ndihmë Greqisë në vitin 2015. Sikurse e rrëfej në librin tim të ri (dhe në një koment të kohëve në “Le Monde”), Macron e kuptoi se ajo çfarë ishin duke i bërë ministrat e financave të Eurozonës dhe trojka qeverisë sonë, dhe ç’është më e rëndësishmja qytetarëve tanë, ishte e dëmshme për interesat e Francës dhe Bashkimit Evropian.

Në një mesazh telefonik, me të cilën më deklaronte gatishmërinë e tij për të ndërhyrë, dhe për t’u përpjekur t’i japë fund agonisë sonë, më tha se u përpoq të bindte Hollande dhe Gabriel të gjenin një zgjidhje. Mesazhi i tij përfundonte në këtë mënyrë: “Unë nuk dua që gjenerata ime, të jetë përgjegjëse për daljen e Greqisë nga Evropa”.

Sigurisht, përpjekjet e Macron nuk patën asnjë dobi, pasi lidershipi socialdemokrat i Evropës, Hollande dhe Gabriel në veçanti, u rreshtuan plotësisht me përcaktimin e parisë konservatore për të shtypur rezistencën tonë ndaj më shumë kredive grabitqare dhe masave të reja të kursimit, që po e thellonin më tej rënien ekonomike.

Rezultati është se prej atëherë të dy politikanët e kanë humbur të gjithë besueshmërinë e tyre, ndaj një publiku të paduruar. Natyrisht, Macron nuk e humbi. Frika ime e madhe është se, edhe nëse ai fiton, Le Pen do të vazhdojë të ketë sukses në kontrollin e dinamikave të politikës franceze – veçanërisht nëse Macron dështon të mbështesë dhe promovojë “Progresive International”, për të cilën Evropa ka nevojë.

Mosmarrëveshjet e mia me Macron janë të shumta; por pikat tona të përbashkëta janë gjithashtu të rëndësishme. Ne jemi dakord që Eurozona është e paqëndrueshme, por nuk pajtohemi në lidhje me atë se çfarë duhet të bëhet para se BE-ja të mund të shtrojë në tryezën e diskutimeve idenë e bashkimin politik.

Ne biem dakord se ndjekja vetjake e konkurrencës, është duke e kthyer Evropën në një lojë me shumën zero, por nuk pajtohemi rreth asaj se si të sjellim investimet në shkallë të gjerë, të nevojshme për të përmirësuar produktivitetin. Ne biem dakord se vendet afatshkurtra të punës në ekonomisë digjitale, janë një gangrenë për mirëqenien sociale, por ne nuk pajtohemi fuqishëm rreth asaj se si të zgjerojmë mbrojtjen e punëtorëve të rastit, pa punëtorët e mbrojtur.

Ne jemi në një mendje mbi nevojën për të krijuar unionin e duhur bankar evropian, por s’pajtohemi mbi nevojën për të futur përsëri në shishen e tij xhindin financiar. Mbi të gjitha, unë s’kam prova për të bindur shokët e mi në DiEM25, Demokracia në Lëvizjen Evropiane, që t’i besojnë kapacitetit dhe vullnetit të Macron për t’u përplasur me një institucion që po ndjek politika të dështuara, të cilat kanë ushqyer mbështetjen për Le Pen-in.

Me gjithë këto paralajmërime, unë e mbështes Macron. Sikurse më shkruante me mesazhin telefonik, se nuk dëshironte që brezi i tij të jetë përgjegjës për rrënimin e Greqisë, edhe unë nuk pranoj të jem pjesë e një brezi të majtësh, të cilët lejuan fashistët dhe racistët të fitojnë presidencën franceze. Natyrisht, në rast se Macron fiton dhe bëhet thjesht funksionar i radhës i parisë së Evropës, shokët e mi dhe unë do ta kundërshtojmë atë jo me jo më pak energji, se sa jemi duke e bërë aktualisht – ose siç duhet të jetë në çdo rast – duke iu kundërvënë Le Pen-it.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Donald TrumpEmmanuel MacronJacques ChiracJean-Marie Le PenThe GuardianYanis Varoufakis

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Nazime Visha martohet në Maqedoni, lë pas historinë e saj tragjike

Nazime Visha martohet në Maqedoni, lë pas historinë e saj tragjike

Fier, transportonte drogën me furgon, arrestohet 30-vjeçari

Fier, transportonte drogën me furgon, arrestohet 30-vjeçari

Kosovë, zgjedhjet e parakohshme nuk përkrahen nga Amerika dhe Gjermania

Kosovë, zgjedhjet e parakohshme nuk përkrahen nga Amerika dhe Gjermania

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira
Aktualitet

“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

by mirseda
12:47 | 11/09/2025
0

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi se partia është...

“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar

“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar

12:39 | 11/09/2025
Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin

Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin

12:33 | 11/09/2025
Dredha dha dorëheqjen nga bashkia, Rama: E ndjen dhe e do Vlorën, por u zbut më shumë seç duhet.

Dredha dha dorëheqjen nga bashkia, Rama: E ndjen dhe e do Vlorën, por u zbut më shumë seç duhet.

12:31 | 11/09/2025
“E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

“E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

12:27 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com