Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për Bashkinë e Tiranës?

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për Bashkinë e Tiranës?

Nga: Kreshnik Spahiu

Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën.

Socialistët jo vetëm kanë fituar disa mandate, por kanë edhe fitore të thella me nga 40.000 vota diferencë.

Fitorja e vetme qe ajo e vjedhur e Lulzim në alencë me komunistët e Hysni Milloshit.

Por pyetja lind:

– Pse Tirana voton gjithmonë majtas dhe e djathta merr aq pak vota?

– A voton Tirana kandidatin apo partinë?

Analiza është shumë e thjeshtë.

E para: Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë thellë, në vitin 1993.

Ajo fitoi thellë kur ishte parti e qytetarëve dhe kishte bastionet bazë në qytetet e mëdha.

Demokratët kishin elektorat qytetin, ndërsa socialistët kishin elektorat fshatin

Degradimi i saj ndër vite reflekton rezultatin.

Sot janë ndërruar rolet: Partia Demokratike është shndërruar në parti fshatarësh dhe Partia Socialiste në parti qytetarësh.

E dyta: Berisha largoi nga partia 100% të familjeve nacinaliste dhe i zëvendësoi me bijtë e komunistve. Ai largoi Budkën, Kalakullën, Dostin, Malasin, Shehin etj etj.

E treta: Figurat e kandiduara nga socialistēt kanë qenë profile që kanë unifikuar tē majtën.

Figurat që pretendon të rivalizojë sot e djathta nuk arrijnë dot as 10% të figurës së Qazim Mulletit njē shekull më parë.

Ju lutem krahasoni sot figurat që pretendojnë të kandidojnë për Partinë Demokratike në Tiranë, dhe personalitetin dhe backgraundin e Qazim Mulletit.

Askush, sot në Partinë Demokratike të Berishës apo Lulzim Bashës nuk përfaqëson të djathtëm apo naciolastët, as sa çereku i Qazim Mulletit.

Qazim Mulleti lindi në Tiranë nga një familje autoktone Tirone.

Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot.

Ai fliste 9 gjuhë të huaja; turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.

Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, ku në shtëpinë e tij, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm,  si dhe patinazh në akull. Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.

Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920.

Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë.

Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”.

Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Ai punoi disa vite në Vjenë, ku qendroi si emigrant politik deri në vitin 1931.

Nga viti 1939-1944 ai e drejtoi Tiranën dhe e projektoi atë një qytet modern europian.

80 vjet më pas, Tirana nuk ka asnjë shpresë të drejtohet nga një nacionalist, konservator dhe intelektual elitar si Qazim Mulleti.

Komedia komuniste “Prefekti“, në fakt nuk duhet t‘i dedikohet Qazimit, por dordolecëve që janë katandisur të garojnë dhe përfaqësojnë sot tē djathtën shqiptare.

Figura e Qazim Mulletit na iluminon të hapim sytë dhe të shikojmë mjerimin dhe errësirën ku është gremisur opozita shqiptare.

Tags: Bashkia e TiranësKreshnik SpahiuQazim Mulleti

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rinas/ Sjell 20 mijë paund 3 herë në vit, doganieri: Sa do të japësh? (VIDEO)

Rinas/ Sjell 20 mijë paund 3 herë në vit, doganieri: Sa do të japësh? (VIDEO)

Spikerja e njohur e “News 24” largohet në SHBA (VIDEO)

Spikerja e njohur e “News 24” largohet në SHBA (VIDEO)

Si po përdoret testi i ADN-së për të fituar nënshtetësinë europiane?

Si po përdoret testi i ADN-së për të fituar nënshtetësinë europiane?







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

by mirseda
19:04 | 09/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, për situatën në Lindjen e...

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

18:41 | 09/04/2026
“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:11 | 09/04/2026
“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

18:06 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com