Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse dështoi Komisioni Evropian në sfidën e vaksinës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse dështoi Komisioni Evropian në sfidën e vaksinës

Nga: Gideon Rachman “Financal Times”

Dështimi i Bashkimit Evropian për të shpërndarë me shpejtësi vaksinat anti-Covid, është një skandal i madh politik. Për disa nga politikanët më të njohur, kjo është një fiasko që potencialisht i jep fund karrierës politike.

Dhe ata që janë në vijën e zjarrit përfshijnë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, presidentin e Francës, Emanuel Makron;dhe ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, njëherazi kancelar i mundshëm i vendit pas Merkelit.

Por si u arrit deri në këtë pikë? Pjesa më e madhe e fajit i takon padyshim Komisionit Evropian –që gjatë verës së vitit të kaluar i bindi 27 vendet anëtare të BE-së që të koordinojnë bashkarisht përpjekjet dhe të vendosin komisionin në krye të këtij procesi.

Kjo qasje kishte arsye të mira dhe të këqija. Arsyeja e mirë, ishte se zyrtarët e BE-së mund të shihnin më qartë kërcënimin që nderej nga ndarjet e rrezikshme që po shfaqeshin midis vendeve anëtare qëkur po konkurronin në fillim të pandemisë për pajisjet e pakta mjekësore.

Arsyeja e keqe është fakti që Komisioni Evropian dhe zonja Von der Lejen, e panë pandeminë si një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar fuqinë e BE-së. Duke u bazuar tek thënia shumë e preferuar në Bruksel, sipas së cilës BE përparon gjithmonë në kohë krizash, ata bënë përpara për të forcuar kompetencat e unionit.

Politika shëndetësore ka qenë tradicionalisht e rezervuar kryesisht për vendet individuale. Por zonja Von der Lejen deklaroi se BE po ndërtonte “një Bashkim Evropian të Shëndetit”. Presidentes së KE-së i pëlqente ideja që Covid-19 të dëshmonte virtytet e solidaritetit evropian.

Ishte menduar që evropianët të merrnin vaksinat në të gjithë kontinentin në të njëjtën ditë. Por në vend të këtyre imazheve pozitive, BE-së i duhet tashmë të shpjegojë imazhet e qendrave të boshatisura të vaksinimit, dhe kjo për shkak të mungesës së vaksinës.

Në retrospektivë, duhet thënë se kulmi i një pandemie nuk ishte ndoshta koha ideale për të nisur një eksperiment radikal në politikë-bërjen shëndetësore. Komisioni Evropian ka një drejtori të shëndetësisë. Por tradicionalisht ajo është drejtuar nga një komisioner i profilit të ulët, aktualisht Stela Kiriakides nga Qipro.

Përballë një emergjence të madhe shëndetësore, komisionit i mungonte ekspertiza e brendshme për të qenë në lartësinë e sfidës së blerjes së sasive të mëdha të vaksinave. Zyrtarët në Bruksel lëvizën shumë ngadalë, duke bërë pazar për çmimet dhe kontratat, ndërsa SHBA-ja, Izraeli dhe Britania e Madhe dolën në krye të fushatës.

Tani Komisioni Evropian po fajëson kompaninë AstraZeneca për dështimin e dërgimit të sasisë së dozave që kishte premtuar. Por kompania thekson se Britania nënshkroi një marrëveshje 3 muaj para BE-së, duke e bërë më të lehtë sigurimin e funksionimit normal të zinxhirëve të prodhimit që ishin në vend.

Përpjekjet e BE-së për blerjen në avancë të një sasie të madhe vaksinash, u sabotuan pjesërisht nga dyshimet midis vendeve më të varfra, se Gjermania dhe Franca donin t’i drejtonin fondet drejt kompanive të tyre. Ndërkohë, edhe pjesë të tjera të sistemit të BE-së nuk ishin të përshtatshme për përmbushjen e kësaj sfide.

Shërbimi juridik i komisionit vlerësohet shumë për nivelin profesional. Por ekspertiza e tij është interpretimi i ligjit evropian. Dhe ai nuk kishte ndonjë përvojë reale në negocimin e projekteve të blerjeve të mëdha në sektorin publik. Rezultati ka qenë një mosmarrëveshje e dukshme me AstraZeneca rreth një kontrate, për të cilën komisioni këmbëngul se është i papërshkueshëm nga uji, por të cilin shumë avokatë e konsiderojnë plot të meta.

Nëse Parlamenti Evropian dhe Ombudsmani i BE-së (Avokat i Popullit i BE-së) të nisin hetimet mbi këtë çështje, zonja Von der Lejen mund ta gjejë veten në një pozitë shumë delikate. Një zyrtar  i lartë në Brukselit thotë ne kushte anonimiteti:“Nëse arrihet në përfundimin se Komisioni ka qenë i paaftë për një çështje që është për jetë a vdekjes, kjo me siguri do sjellë dorëheqjen e saj”.

Përshtypja se KE-së ka dështuar, është forcuar edhe nga urdhri i miratuar me ngut mbi eksportin e vaksinave, që ka shkaktuar një reagim të fortë ndërkombëtar. Por kritikat ndaj komisionit po shtohen edhe brenda BE-së. Në shtypin gjermane kanë qarkulluar kritika të forta për zonjën Von der Lejen.

Markus Soder, kryeministri i landit të Bavarisë, e ka akuzuar komisionin për mungesë të sensit të nevojshëm të urgjencës, si dhe për ndjekjen e “procedurave tipike, normale, burokratike të BE-së. Soder vlerësohet gjerësisht si një kandidat i fortë për të zëvendësuar Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, kur ajo të japë dorëheqjen në shtator.

Favoriti është Armin Lashet, që sapo është zgjedhur si udhëheqës i partisë qeverisëse të Unionit Kristiandemokrat. Por Lashet është aleat i ngushtë me Shpan, dhe ky i fundit lidhet me vendimin fatkeq për t’ia dorëzuar BE-së të drejtën e blerjes së vaksinave. Kaosi me vaksinat, është gjithashtu një lajm i keq për zotin Makron, që mbështeti një politikë të përbashkët në të gjithë BE-në.

Udhëheqësi francez përballet vitin e ardhshëm me zgjedhjet presidenciale. Një sondazh i bërë publik javën e kaluar, tregoi se udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marin Lë Pen, renditet vetëm pas tij, me një diferencë të ngushtë52 përkundrejt 48 për qind.

Edhe dështimi i ekspertëve francezë për të prodhuar një vaksinë, po trajtohet gjithashtu si një turp kombëtar. Edhe kritikat e Makron ndaj vaksinës së AstraZeneca, pak para se ajo të miratohej për përdorim në të gjithë BE-në, ranë shumë në sy. Një udhëheqës që po fiton qartazi politikisht nga sherri aktual është Boris Xhonson. Kryeministri britanik ishte në telashe si për shkak të Brexit, ashtu edhe për pandeminë e Covid-19.

Britania e Madhe, ka shkallën më të lartë të vdekjeve për frymë nga koronavirusi në krahasim me çdo vend tjetër të madh të Evropës. Reagim i ashpër kundër të metave të marrëveshjes që arriti Xhonson mbi Brexit po shtohet,teksa eksportuesit në të gjithë vendin po përballen me dhjetëra burokraci në dogana.

Por paaftësia e Komisionit Evropian, mbase e përkohshme, e ka ndryshuar rrënjësisht debatin për Brexit në Britani – duke i bërë argumentet e Xhosonit se Britania është më mirë jashtë sesa brenda BE-së të duken më të besueshme. Covid-19 gati sa nuk e vrau Xhonsonin. Por tani pandemia i ka siguruar një “kamerdare” shpëtimi.

Burimi i lajmit: https://www.ft.com/content/6bd192b4-6f7a-4df1-a484-1853bb054ba5

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ‘Komisioni Europian’dështimvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
“Sfidoi” me Fletën e Lavdërimit/Mimi Kodhelit i zbulohet tjetër plagjiaturë veç doktoraturës

Skeda e pasurisë/ Ish-ministrja, Mimi Kodheli mori bursë studimi 31,500 euro

E rëndë/ Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Spanjë

E rëndë/ Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Spanjë

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Rama, pse në Durrës?

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com