Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Britania duhet të braktistë fantazitë e saj post-perandorake

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Pse Britania duhet të braktistë fantazitë e saj post-perandorake

Nga Fintan O’Toole “New statesman”/ Siç e përmend Robert Saunders në librin e tij të mirë “Po Evropës!”, gjendja shpirtërore e britanikëve në vitin 1974, një vit pasi Britania iu bashkua Tregut të Përbashkët, u përshkrua mjaft bukur nga një zyrtar në Departamentin e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai e krahasoi qëndrimin e publikut britanik, ndaj aventurës së tij evropiane, me atë të një “turme pushuesish, të cilët pas shumë dyshimesh dhe shpenzimesh, kanë ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm vetëm për të gjetur një klimë të ftohtë, një hotel të degraduar dhe ushqim tejet të shtrenjtë…ndjenjat e hakmarrjes janë në rritje, jo vetëm ndaj njerëzve me kombësi të tjera në hotel, por edhe agjentit turistik që i çoi atje”.

Gjendja mbizotëruese në lidhje me largimin nga Europa, duket e ngjashme me atë pas hyrjes. Aq shumë, saqë është thuajse e pamundur të mos arrijmë tek formula e Karl Marksit për mënyrën se si çdo gjë ndodh në histori 2 herë:herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë.

Përveçse në këtë rast, kjo nuk është saktësisht kështu. Nuk kishte asgjë veçanërisht tragjike herën e parë:Britania e tejkaloi veten. Dhe megjithëse ka më shumë se sa një element të farsës në këtë herë të dytë, ka shumë tragjedi për të qenë thjesht e dukshme. Ai që i bashkon këto momente, është emocioni i shumë anglezëve:zhgënjimi.

Zhgënjimi nuk është një ndjenjë fikse apo absolute – ai është krejtësisht relativ në raport me pritshmëritë. Ai është më i thellë, kur këto pritshmëri janë më të mëdha. Dhe në këtë aspekt, Brexit është reagimi i pritshëm. Ai është ushqyer nga mashtrimet e madhështisë.  Propaganda e lodhshme e të qenit një anëtare e suksessheme e tregut të përbashkët më të suksesshëm shumëkombësh në histori, nuk është e mjaftueshme.

Disa presin një fat, një fat që nuk është europian, por ashtu si në kohërat e perandorisë globale. Meqenëse kjo është e destinuar, do të jetë e lehtë:negocimi më i lehtë në histori; dhjetëra marrëveshje të tregtisë ndërkombëtare tashmë të përfunduara para marsit 2019; një BE nën presion që pranon të gjitha përfitimet e anëtarësimit pa asnjë lloj barre.

Me vetëm një lidhje formale, ne do të jemi të lirë nga monotonia e të qenit shumë të ngjashëm me çdo vend tjetër të begatë, dhe të privilegjuar të Evropës Perëndimore. Kjo ishte “fletëpalosja e pushimeve”, në të cilën u shit udhëtimi për në Brexitland.

Por draft-marrëveshja e tërheqjes nga unioni, tregon panoramën reale. Klima është e ftohtë, ushqimi është skandaloz, dhe hoteli ndodhet disa km larg nga plazhi, ku gjermanët dhe francezët do të vazhdojnë të zënë të gjitha vendet e mira në shezlone buzë detit.

Projekti Brexit, ishte i mbështjellë me pretendime të pavërteta rreth BE-së dhe Britanisë: ankesa të ekzagjeruara nga njëra anë, dhe premtime fantastike nga ana tjetër. Marrëveshja e tërheqjes, është hapja e madhe e dhuratave. Është njëlloj sikur në mëngjesin e Krishtlindjes, të merrni si dhuratë një kuti të madhe dhe të bukur me shirita të artë, dhe të mbështjellë me një letër të parfumuar, që kur në fund e hapni shihni që brenda ka vetëm një palë çorape të lira.

Pas zhgënjimit, vjen vetë-keqardhja. Gëzimi nga kjo ndjenjë, është se është një gjendje në të cilin ju nuk keni faj për asgjë. Ju merituat gjithçka, prandaj faji është i atyre ata që refuzuan kërkesat tuaja të drejta.

Gjatë gjithë këtij procesi, mbështetësit kryesorë të Brexit kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë për krijimin e tyre:lëvizja e tyre tipike, është ecja së prapthi si gaforret larg pushtetit, dhe deri në cepat e rehatshëm të politikës, prej nga ku ata mund të akuzojnë të tjerët – evropianët, mbështetësit e qëndrimit në union, irlandezët, udhëheqësit e biznesit që janë tradhtëtarë të një Brexit-i të pastër dhe të përsosur që ata do ta kishin kryer.

Për shembull, do të ishte e habitshme që Majkëll Gav të kishte pranuar ofërtën e Tereza Mejit

për të qenë sekretar i Brexit. Ndjenjat hakmarrëse ndaj kombësive të tjera, dhe drejt “agjencisë turistike” të zonjës Mej tani do të shërbehen si duhet. Megjithatë, ka një pjesë të metaforës së zyrtarit në vitin 1974, që nuk zbatohet dot tani.

Në imazhin e tij, pushuesit e zhgënjyer britanikë kishin bujtur tanimë në hotelin e tyre të dyshimtë. Këtë herë, është e mundur të shihni shqyrtimet e Trip Advisor, para se të bëni një prenotim të pakthyeshëm.  Mej dhe Mishel Barnier, i hodhën një sy “broshurës”  500-faqëshe

të Brexitland.

Është një vend gri dhe i zymtë, madje as “agjencia turistike” e zonjës Mej, nuk mund ta bëjë atë të tingëllojë si diçka tjetër përveç asaj që është – një periferi e shurdhër e Evropës. Joshja e tij e vetme, është një argument i pavlerë:nëse jeni vërtet të vendosur të largoheni nga shtëpia, ku mund të shkoni tjetër, përveçse këtu?

Por ju nuk keni nevojë të largoheni. Tani s’ka arsye të shkëmbehet anëtarësimi në klasin e parë

në Bashkimin Evropian, me statusin e klasës së dytë. Dhe kaosi i asnjë marrëveshje nuk është

një opsion alternativ – është një kërcënim vetëvrasës.

Zhgënjimi i vitit 1974, çoi në një referendum vitin e ardhshëm, në të cilin Britania vendosi të qëndrojë në Tregun e Përbashkët. Ajo doli mbi veten, mori parasysh interesat e saj të vërteta,

dhe u distancua nga ajo që atëherë dukej si një e ardhme pa fantazi post-perandorake. Në këtë  rast, sigurisht që është koha për përsëritjen e historisë – herën e parë si një realizëm i kthjellët, dhe herën e dytë gjithashtu.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: britaniaduhete sajfantazitëpost-perandoraketë braktiste

TË LIDHURA

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm
Aktualitet

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

16:16 | 31/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Next Post
Foto/Evra tallet keq me Bonuccin: Tani iu kthye buzëqeshja

Foto/Evra tallet keq me Bonuccin: Tani iu kthye buzëqeshja

Në Krujë plas tritoli, Rama: Po godasim mafian

Largimi i të rinjve shqiptarë/ Rama nuk shqetësohet: Do ikin e do kthehen

Video/Basha nxjerr emrat: Pas Shkodrës, ju tregoj bandat që drejtojnë Elbasanin

Gara për Bashkinë e Tiranës, Basha: PD ende asnjë kandidat







JU REKOMANDOJMË

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

by mirseda
08:56 | 03/01/2026
0

Një bazë ushtarake u bombardua ditën e sotme në Venezuelë. Sirena sulmesh ajrore gjithashtu u dëgjuan në...

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com