Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse BE-ja po i përkulet tani dëshirave të Kinës?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse BE-ja po i përkulet tani dëshirave të Kinës?

Nga Simone Pieranni “East West.eu”/ Një ditë para marrëveshjes së Bashkimit Europian me Tokion mbi JEFTA, traktatin e tregtisë së lirë, delegacioni i BE-së shkoi në Pekin me rastin e samiti të 20-të BE-Kinë. Samiti u mbajt vetëm pak ditë pas deklaratës së Trump, sipas të cilit armiku i vërtetë i SHBA-së është pikërisht Brukseli.

Nuk është rastësi që në deklaratën përfundimtare të samitit, të nënshkruar nga Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe kryeministri kinez Li Keqiang – që në kuadër të marrëdhënieve BE-Kinë, zë vendin e presidentit Xi Jinping, që është vetë i angazhuar në një turne të madh në Afrikë – bëhen referenca të vazhdueshme për tregje të hapura, të lira dhe transparente – pikërisht në kundërshtim me proteksionizmin trumpian.

Dhe ekziston një protokoll i bashkangjitur, që lidhet posaçërisht me çështjet e klimës dhe zbatimin e Traktatit të Parisit mbi ndryshimet klimatike, pavarësisht largimit të Uashingtonit. Për të mos përmendur gjykimet lavdëruse ndaj OBT-së, së kritikuar nga Trump, dhe tek e cila Kina apeloi mbi tarifat e reja tregtare të vendosura nga Uashingtoni mbi mallrat e saj.

Qëllime të mira, thirrje për të rritur volumin e shkëmbimeve midis BE-së dhe Kinës – pavarësisht nga bilanci tregtar, si dhe me SHBA, në favor të Pekinit. Por ajo që del vërtet, përtej qëllimeve dhe vullnetit të përbashkët, për të mbajtur hapur të gjitha tryezat negociuese – ndër të tjera për kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin strategjik – është një e dhënë e veçantë:në 44 pikat e përgjithshme dhe përfundimtare të takimit, Brukseli i dhuron Kinës disa suksese jo të vogla.

Veçanërisht në se kujtohet se dy takimet e mëparshme, u mbyllën pa asnjë deklaratë të përbashkët, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore, e kombinuar me një skepticizëm që nuk fshihet në Bruksel, mbi Rrugën e re të Mëndafshit të presidentit Xi.

Në dokumentin përfundimtar të këtij takimi, ka vetëm një referencë të paqartë për bashkëpunimin në temën e të drejtave të njeriut. Edhe më e rëndësishme, është mënyra me të cilën trajtohet tema e Detit të Kinës Jugore, pa përmendur asgjë fjalë mbi operacionet e kontestuara ushtarake kineze në rajon.

Por ajo që është me të vërtetë e habitshme është pika 3, ku thuhet”BE-ja konfirmon politikën e saj të Një Kine”, duke legjitimuar kësisoj aktet e fundit të presionit që Pekini ka ushtruar mbi gjysmën e botën, përsa i përket izolimit të plotë të Tajvanit, dhe pranimit që ishulli të konsiderohet si një lloj province kineze.

Por përse BE duket kaq e gatshme të respektojë vullnetin kinez? Kjo qasje nuk ka të bëjë me Donald Trumpin, por me strategjinë më të përgjithshme europiane ndaj Pekinit. Në fakt, para takimit në Pekin, Li Keqiang ishte në Gjermani. Në atë kohë të dyja vendet – Kina është partnerja kryesore tregtare e Berlinit – kishin nënshkruar disa marrëveshje, me një vlerë prej 20 miliardë eurosh.

Përveç kësaj, Pekini ka lejuar disa operacione investimi të kompanive të mëdha gjermane, për shembull nga gjigandi gjerman Basf në Kinë; duke zbutur në këtë rast kufizimet që përdor zakonisht për depërtimin e kompanive të huaja në tregun e saj.

Përveç takimit të Berlinit, u lirua Liu Xia, duke konfirmuar kështu zhvillimin e një marrëdhënie të re midis Kinës dhe Gjermanisë, pas një periudhe të shkurtër turbullire. Dhe arsyet e asaj periudhë më të vakët raportesh para takimit të Berlinit, gjenden në të ashtuquajturën Platforma 16 + 1,  think-tanku i ngritur në vitin 2002 midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore (Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni).

Pak para se të shkonte në Berlin, Li Keqiang kishte qenë në Sofje për takimin 16 + 1, i parë gjithnjë me dyshim nga Bashkimi Europian, pasi interpretohet si një përpjekje kineze për të shkatërruar kompaktësinë e BE-së.

Në fakt, duhet thënë se vëllimi i tregtisë me këto vende është inferior si për vendet aziatike, si Korenë e Jugut dhe Japoninë, dhe mbi të gjitha në Bashkimin Evropian. Dhe ajo që kujdeset për këtë zonë është pikërisht Gjermania.

Takimet e fundit europiane të Kinës, shkojnë kësisoj në drejtimin e zakonshëm për Pekinin:dialog me të gjithë, dhe nxitje në çdo fushë për zbatimin e projektit të Rrugës së Re të Mëndafshit, duke pasur parasysh se në Azi disa segmente kanë filluar.

Pra në Bruksel, mund të jetë pjekur ideja se përballë Amerikës së Trump dhe Rusisë së Putinit, nuk duhet ndërmarrë rreziku i pasjes përballë të një fuqie globale të aftë për të dëmtuar disa pika fikse të BE-së.

PËRSHTATI: TIRANA TODAY

Tags: BE-jadëshiravei përkuletKinëspse

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zjarr në një sipërfaqe me pyje në Dhërmi, rrezikohen banesat dhe bizneset

Zjarr në një sipërfaqe me pyje në Dhërmi, rrezikohen banesat dhe bizneset

Fundjava përvëluese, merrni masat!

Fundjava përvëluese, merrni masat!

Nuk do ta besoni! Ne bëjmë namin me këtë ushqim tek të huajt

Nuk do ta besoni! Ne bëjmë namin me këtë ushqim tek të huajt







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve
Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve

by mirseda
11:38 | 09/04/2026
0

Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”....

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

10:43 | 09/04/2026
Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

10:25 | 09/04/2026
Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

10:01 | 09/04/2026
Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

09:29 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com