Depueteti i Partisë demokratik, Genc Pollo ka deklaruar se 4 ministrat e “paketës McAllister” tregon se nuk kemi një vend normal para zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas Pollos, zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë të pamundura pa kërkesat e PD-së.
Në vijim ai u shpreh se në baze të Raportit të OSBE-së në vitin 2015, Shqipëria ka bërë hapa pas në plotësimin e standardeve.
Ndërsa protestën e Partisë demokratike në 13 maj, ai e ka quajtur test të suksesshëm, pasi ata që morën pjesë ishin njerëz që u treguan korrekt.
“Kjo ndodhi në saj të kontrollit të brendshëm të PD-së, dhe në qoftë se kjo të mos kontrollohej, çdo protestë del jashtë kontrollit“, tha ai.
Gjithashtu, Pollo është shprehur për zërat kritik brenda PD-së duke i cilësuar si një vlerë e cila ka qenë gjithnjë në këtë parti.