Autostrada Kavajë-Lushnje është bllokuar prej banorëve të Rrogozhinës dhe zonave përreth. Banorët kanë dalë në protestë për situatën e vështirë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi. Ata shprehen se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektiven në Shqipëri.
Sipas Partisë Demokratike, protesta detyron Ramën të devijojë rrugë. Eskorta e kryeministrit është bllokuar nga qytetarët në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ky i fundit ishte nisur për në Lushnje.