Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Protesta/ Mustafaj kritikon Bashën: I paqartë në qëndrimin e tij

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Protesta/ Mustafaj kritikon Bashën: I paqartë në qëndrimin e tij

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar aktualitetin politik, në studion e Neës 24. Duke folur për protestën e opozitës së bashkuar më 16 shkurt, Mustafaj tha se ka një valë pakënaqësie dhe se lideri i PD-së po pritet mirë në rrethe por se nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë.

Megjithatë, ai tregohet kritik teksa thotë se ka diçka të paqartë në deklaratën e Bashës, pasi ky i fundit u shpreh se opozita nuk do të marrë pushtetin me dhunë, ndërkohë që Rama i shpërfill protestat për sa kohë ato janë paqësore.

“Nuk kam qenë në këto protestat e vogla në rrethe por me çfarë duket Basha po pritet mirë që do të thotë se ka një valë pakënaqësie që është e gatshme të mishërohet në protestën e 16 shkurtit. Ne kemi një situatë pakënaqësie të përgjithshme. Por kemi një eksperiencë jo të mirë nga ana e protestave të PD. Kemi një deklaratë të qartë të Bashës publike se nuk e marr pushtetin me forcë.

Kemi edhe një sjellje në vazhdimësi të kryeministrit i cili shpërfill protestat për sa kohë janë paqësore. Kjo deklaratë e Bashës që i drejtohet kryeministrit dhe opinionit publik për mua është e paqartë se edhe një kryeministër që është i verbër dhe i shurdhër dhe një opozitë që do manifestojë pakënaqësinë e saj nuk besoj se do japin rezultatin që synohet, rrëzimin e kësaj qeverie, krijimin e një qeverie kalimtare që do përgatisë vendin për zgjedhjet”, tha Mustafaj.

Ai tha më tej se jemi në një situatë ku maxhoranca nuk ka vesh për të dëgjuar.

“Nga ana tjetër unë dhe shpresoj gjithë klasa politike e opozitës nuk është për grusht shteti. Mandatin nuk e përfaqëson ndërtesa, e përfaqëson personi që është mandatuar. Protestat në Shqipëri, janë protesta që shuhen si flaka e kashtës. Unë nuk jam as ithtar i grushtit të shtetit, e as i vrasjeve. E vetmja mënyrë është që kjo protestë të ketë vazhdimësi.

Unë jam i bindur se ka një pakënaqësi të përgjithshme. Nga sondazhet e disa agjencive të huaja rezulton se ka pakënaqësi të madhe. Ka një ulje në kuotë të madhe të besimit te qeveria por nuk ka një rritje të kuotës së besimit tek opozita. Pakënaqësia konstatohet përditë por nuk është një fakt se kjo pakënaqësi do të manifestohet më 16 shkurt në rrugë”, deklaroi Mustafaj, raporton BalkanWeb.

Për sa i përket faktit se është thënë se nuk do të ketë fjalim në këtë protestë, analisti i njohur e shpjegoi si përpjekje për të tërhequr jo vetëm mbështetës të partive opozitare.

“Kjo do të thotë që opozita do të mbledhë dhe ata të pakënaqur që nuk janë mbështetës të saj. Nuk jam i bindur se ata që janë të rreshtuar në protestë, ata do duan mesazhe, do duan fjalime. Ky lloj depolitizimi i kësaj proteste nuk jam i bindur se do ketë efektin më të mirë të mundshëm”, tha ai.

Mustafaj foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi dhe elaborimin e saj.

“Nuk po bëhen më të qarta zhvillimet për disa arsye. E para vetë Thaçi nuk mendoj se ka një koncept të qartë. Ai e ka dëgjuar dhe e përsërit si nocion por jo si realitet. Nuk dimë që ka një ekip që punon për këtë. Arritje tek korrigjimi i kufijve është një proces i gjatë ekipesh. Duhet që Kosova, përfaqësuesit e saj legjitimë të jenë në krye të procesit përtej konsulencës së huaj që mund të marrin.

Thaçi nga ana kushtetuese, është njeriu me ndikimin më të vogël. Më shumë është opinionist. Qëndrimi i qeverisë së Kosovës për tarifat është politik. Unë e mbështes. Kosova deri tani vetëm ka lëshuar në proceset e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Mustafaj.

TË LIDHURA

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi
Aktualitet

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

09:40 | 03/02/2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

09:02 | 03/02/2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend
Aktualitet

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

08:59 | 03/02/2026
Next Post
E sulmoi gjatë ecjes në mal, burri vret luanin duke luftuar “dhëmb për dhëmb”

E sulmoi gjatë ecjes në mal, burri vret luanin duke luftuar “dhëmb për dhëmb”

Vasili: Pazari i Ramës me kufijtë, rrezik i madh për Ballkanin

Vasili: Pazari i Ramës me kufijtë, rrezik i madh për Ballkanin

U zgjodh në KE të UEFA-s, zbulohet rroga marramendëse e Dukës

U zgjodh në KE të UEFA-s, zbulohet rroga marramendëse e Dukës







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi
Aktualitet

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

by mirseda
09:40 | 03/02/2026
0

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, Laert Hasalla dënohet me 25 vite burg....

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

09:17 | 03/02/2026
Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

09:13 | 03/02/2026
SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

09:09 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com