Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Propaganda ruse, instrumenti i Kremlinit për të ndikuar mbi Perëndimin

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Propaganda ruse, instrumenti i Kremlinit për të ndikuar mbi Perëndimin

Nga Pietro Monsurrò, “East Journal”/Prej kohësh – në fakt prej vitesh – flitet për ndikimin e Rusisë në politikën perëndimore nëpërmjet një rrjeti faqesh interneti, që përhap shpifje apo që propagandon ide, të cilat përputhen me interesat e Kremlinit.

Që Rusia po përpiqet të ndikojë në politikën perëndimore, kjo ka qenë e vërtetë në kohën e Bashkimit Sovjetik, dhe vazhdon të jetë e vërtetë edhe sot. Që tërheqja politike për Rusinë është shqetësuese, kjo është gjithashtu e dukshme: Rusia ndoshta mund të shërbejë si një shembull për vende si Koreja e Veriut, por jo për një vend të përparuar.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme është pranueshmëria nga ana e shoqërive perëndimore e kësaj lloj propagandë, dhe kjo e fundit është një problem me origjinë autoktone.

Për të ndikuar në proceset zgjedhore, nuk mjafton vetëm të lëvizni votat: Duhet të lëvizni ato në mënyrë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve: Pavarësisht nëse janë referendume apo zgjedhje sipas sistemit proporcional apo mazhoritar, për të ndikuar duhet të kesh vota.

Është e vështirë të besohet, se ndikimi politik rus vlen më shumë se sa nje përqindje e vogël votash: Ndikimi vlen në fakt nga numri i votave që zhvendosen, dhe jo nga numri i votave që nuk vlerësohen, dhe  është absurde të mbështetemi tek “ndikimi rus” për çdo votë që jepet për Lëvizjen Pesë Yjet në Itali, Trump në SHBA, apo Brexit në Britani.

Mjerisht, është e pamundur të thuhet se sa vota janë zhvendosur në mënyrë efektive nga disinformacioni rus, por është e arsyeshme të supozojmë se ato janë në të shumtën vetëm disa pikë përqindjeje.

Me këto shifra nuk do të mund të ndryshonte asgjë, në asnjërën prej zgjedhjeve të mbajtura gjatë viteve të fundit, me përjashtim të rasteve kur diferenca e votave ndërmjet fituesit dhe humbësit ka qenë jashtëzakonisht e ngushtë, dhe në rastin e fundit, pyetja është se përse kufiri ishte aq i ngushtë.

Pse – duke e thjeshtëzuar çështjen – partitë “institucionale” dhe ato “anti-parisë”, në vende të ndryshme perëndimore, janë shumë pranë njëra tjetrën, rreth 50 me 50? Si u arrit në pikën që rreth gjysma e elektoratit nuk i beson më parisë politike? Pavarësisht se sa e rëndësishme është kjo pyetje, ajo s’ka ende një përgjigje të besueshme.

A ka një mungesë besimi tek autoritetet?  Kjo është e vërtetë dhe madje e kuptueshme, por është e paqartë nëse ky është një shkak apo efekt. Kriza ekonomike?

Në rregull, por ka pasur revolta elektorale edhe atje ku ekonomia po ecën mirë, si në Republikën Çeke. Reagim ndaj një emigracioni të tepruar? Në vendet e Lindjes, numri i emigrantëve është shumë i vogël.

Distancim i vendimeve politike nga populli, nëpërmjet shembullit të përqendrimit të pushteteve në Bruksel?  Ka gjasa, por çfarë ka ndryshuar në SHBA? Të qenit politikisht korrektë, dhe faji imagjinar i liberalëve? Është një problem i kufizuar vetëm në SHBA, apo më në përgjithësi në botën anglo-saksone. Stanjacioni? Është vetëm një problem italian.

Të gjitha këto shpjegime janë të besueshme, por asnjë nuk është i mjaftueshëm. I njëjti fenomen –  revoltat elektorale të UKIP në Britani dhe M5S në Itali, sipërmarrjet armiqësore ndaj partive të Trump dhe Sanders, fitorja e forcave politike tradicionaliste në Evropën Lindore – ka shumë shkaqe, dhe përzierja e shkaqeve ndryshon nga vendi në vend.

Por për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, dhe për të gjetur strategji për zgjidhjen e problemit, duket sikur është më e rëndësishme të ankohesh nga disa vota që aktualisht diktohen nga Kremlini, të cilat nuk mund të bëjnë dot asgjë nëse përballen me sisteme të qëndrueshme politike, dhe që cilësohen legjitime e të besueshme.

Ajo çfarë ka humbur Perëndimi, është kapitali i nevojshëm politik për të bashkëpunuar. Ai e ka humbur besimin që duhet të ekzistojë mes qeveritarëve dhe të qeverisurve, dhe atë ndërmjet anëtarëve të partive kundërshtare.

Ai është e ndarë në fise të përbëra nga politikanë fanatikë, arrogantë, kryeneçe dhe agresivë: Por siç shprehej Abraham Lincoln duke iu referuar Ungjillit: “Në qoftë se një shtëpi ndahet brenda saj, nuk mund të qëndrojë dot më këmbë!”.

Është më e lehtë të këmbëngulësh tek Putini, se sa të shtrosh pyetje të vështira që mund të zbulojnë përgjegjësitë e tij: Por gjëja më e rëndësishme për t’u bërë në kohën e krizës, është të pyesësh veten se ku është e gabuar, dhe si mund të ndryshohet situata. Fokusimi vetëm tek Kremlini, si një ‘deus ex machina’, kërcënon të shtyjë akoma më tej momentin e autokritikës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: instrumentiKremlinitndikuarPerëndiminpropagandaruse

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Next Post
Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në bodrum

Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në bodrum

Seanca për Kryeprokurorin/ Zbulohet skenari i PD-së, ç’do ndodhë të hënën

Seanca për Kryeprokurorin/ Zbulohet skenari i PD-së, ç'do ndodhë të hënën

Shqipëria, “Kolumbia e Evropës”; Po shqetëson “El Doradon” e saj

Shqipëria, “Kolumbia e Evropës”; Po shqetëson “El Doradon” e saj







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com