Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Propaganda e plakut nuk po manipulon dot studentët e irrituar

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Propaganda e plakut nuk po manipulon dot studentët e irrituar

Nga Andi Bushati/ Nëse doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte sot fjalimi i Edi Ramës, thjeshtë futuni në YouTube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vite më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.

Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. I pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’u adresohej gjithë shqiptarëve.

Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013 dhe krahasojeni me monologun e sotëm.

Do të vini re një ndryshim kolosal. Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me gjuhën e studentëve.

Ndërsa sot, po të qëmtosh fjalimin e tij, e vetmja shpresë i ka mbetur është gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varret e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit që një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benzinën zjarrit.

Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, pedagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit ç’i intereson kjo gjë studentëve?

Ç’lidhje kanë ata me të gjithë të lartë përmendurit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesëmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo Politikë”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe, që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që u merr paratë dhe u jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos u siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për t’i përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës, vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj t’u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që ata e refuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.

Këtë bëri edhe Rama sot.

Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për t’i folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për t’i bindur edhe për qëllimin minimal që kishte, t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi një orë e gjysëm), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojnë, ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën e ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasojeni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike./Lapsi.al/

Tags: dote plakutirrituarmanipulonpropagandaStudentët

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Ekipi i vitit/14 klube dhe 20 vende të përfaqësuara, UEFA publikon 50 kandidatët

Ekipi i vitit/14 klube dhe 20 vende të përfaqësuara, UEFA publikon 50 kandidatët

Sadiku: Dua të luaj në Serie A, Ronaldo më i miri në botë

E bujshme/Sadiku rikuperohet, por Levante e ‘largon’ në janar

Protestës së studentëve i bashkohen dhe qytetarët, mesazh Ramës: Nuk tërhiqemi

Studentët afat qeverisë: Presim miratim të kërkesave deri në orën 16:00, përndryshe...







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com