Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Propaganda Due”, lozha masonike që e kontrolloi Italinë për dekada me radhë

Më 17 mars 1981, në qytetin toskan të Arecos, një forcë e veçantë anti-korrupsion bastisi shtëpinë e një prodhuesi të njohur të dyshekëve në atë rajon, Liçio Xheli, i dyshuar për lidhje me dy bankierë të arratisur:Roberto Kalvi dhe Mikele Sindona.

Mendohej se ata ishin anëtarë të lozhës masonike sekrete “Propaganda Due” ose P-2, dhe dokumentet e Xhelit pritej të përmbanin informacione për të arratisurit. Por policia gjeti një listë të plotë të anëtarësisë së lozhës masonike, e përbërë nga 962 anëtarë.

Edhe më befasues ishte fakti se në listë gjendej vetë komandanti i agjencisë italiane të zbatimit të ligjit, Guardia di Finanza, Oracio Xhanini. Në listën e P-2 përfshiheshin 119 zyrtarë të lartë të ushtrisë italiane, 22 zyrtarëve të lartë të policisë, 59 anëtarë të parlamentit, 30 gazetarë dhe 128 drejtues të kompanive të mëdha shtetërore dhe private.

Madje në listë ndodheshin edhe emrat e krerëve të 3 agjencive italiane të inteligjencës. Për shkak të përfshirjes së kaq shumë figurave të njohura, ajo u bë e njohur si lista e “qeverisë sekrete” të Italisë. Hetimet zbuluan se lozha masonike P-2 përmbante të paktën 2.400 anëtarë, dhe madje strehonte një lozhë sekrete brenda saj, me Liçio Xhelin që vepronte si ndërlidhës midis tyre.

Po kush ishte Liçio Xheli?Ishte më se e qartë se ai kishte miq në qarqet më të larta, dhe ishte vetë mjeshtri i P-2. Vëllezërit në lozhë e quanin “Mbreti Kobra”, ndërsa ai i quante Frati Neri, ose Vëllezërit e Zinj. I lindur në vitin 1919, Xheli u rrit nën regjimin fashist të Benito Musolinit.

Ai iu bashkua Partisë Fashiste në vitin 1938 dhe shërbeu si vullnetar i Këmishëzinjve në Luftën Civile Spanjolle. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xheli bashkëpunoi me ushtrinë gjermane dhe trupat SS. Ai vazhdoi të ishte pro-fashist edhe pas luftës. Më vonë ra në kontakt me figura si Princi Xhunio ​​Borgeze.

Së bashku, ata ishin pjesë e Movimento Sociale Italiano (Lëvizja Sociale Italiane), një parti fashiste e ringjallur, që në vitin 1956, u vu nën kontrollin e një nën-sekti të vogël e të dhunshëm të quajtur “Ordine Nuovo”.Një tjetër nga miqtë e Xhelit ishte Stefano Dele Kiae, që njihet për shpikjen e “Strategjisë së Tensionit”, që e përdorte terrorizmin si alibi për të krijuar dhe shfrytëzuar pasigurinë dhe frikën.

Dele Kiae ishte gjithashtu një mik i ngushtë i Borgezes, dhe një anëtar anëtar i “Ordine Nuovo”. Ai gjithashtu themeloi në vitin 1960një shoqëri sekrete të quajtur “Avanguardia Nazionale”, të cilin e përdori për sulme kundër krahut të majtë.

Në realitet, tre grupet në dukje të ndryshme – Lëvizja Sociale Italiane, Rendi i Ri dhe Pararoja Kombëtare – ishin në fakt një grupim i vetëm. Ndërsa Lëvizja Sociale Italiane ishte njëparti politike e madhe, Lëvizja Sociale Italiane ishte një lloj think-tanku neo-fashist. Ndërkohë, “Avanguardia Nazionale” strehonte terroristë.

Kishte pasur gjithmonë dyshime mbi koordinimin midis tre grupeve, ndoshta në një nivel edhe më të lartë. Këto dyshime u vërtetuan më dhjetor 1963, kur Liçio Xheli u bë pjesë e një lozhe masonike në Romë, dhe u vu nën juridiksionin e Lozhës së Grand Orientit Italian.

Ai u mbështet nga politikani socialist Lino Salvini, që do të bëhej shumë shpejt mjeshtër i madh i Grand Orientit Italian. Pavarësisht se Xheli ishte fashist, besnikëria e tyre ndaj shoqërisë së fshehtë sheshoi dallimet e tyre politike. Kur u bë mjeshtër i madh masonik në vitin 1966, Salvini e rekrutoi Xhelin për të ringjallur lozhën masonike P-2 që në atë kohë ishte thuajse e shkatërruar.

Xheli filloi të rekrutojë anëtarë të rinj. Në atë moment hyri në lojë politika. Pas luftës, pushteti i demokristianëve të qendrës së djathtë,ndërsa komunistët e ekstremit të majtë dhe socialistët e majtë të moderuar luanin rolin e opozitës.

Demokristianët donin të shmangin skenarin kur komunistët të kontrollonin qeverinë, ndaj bënë partnerë në qeverisje socialistët. Në të njëjtën kohë, neofashistët ishin kundër komunistëve dhe krijuan një “konvergjencë interesash” midis demokristianëve, socialistëve dhe fashistëve.

Ishte me rëndësi që kjo konvergjencë të fshihej nga sytë e publikut, dhe lozha masonike P-2 ishte një mënyrë për ta bërë këtë. Në fakt origjina e P-2 është që nga vitet 1870, pasi krijimit të mbretërisë së Italisë. Papa Piu IX ishte humbësi më i madh pas bashkimit të vendit.

Ai humbi shumicën e territoreve të tij. Në fillim e mohoi legjitimitetin e mbretërisë, dhe shkishëroi këdo që i shërbeu asaj, përfshirë mbretin. Ai denoncoi shtetin italian si pjellë të“revolucionit”, duke fajësuar për këtë masonët. Dhe në fakt kishte të drejtë.

Lozha e Grand Orient kontrollonte masonerinë Italiane. Ajo ishte e lidhur me politikën revolucionare dhe anti-klerikalizmin. Papa Klementi XII lëshoi ​​dekretin e parë papnor kundër masonerisë në vitin 1738, ashtu si të paktën 7 papët pas tij. Xhuzepe Mazini, kumbari i masonerisë italiane, ishte edhe kumbari i vërtetë i bashkimit të Italisë.

Duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës si një komplotist dhe si mason, Mazini hezitoi në fillin që ta pranonte monarkinë italiane. Ai propozoi krijimin e një lozhe klandestine, që do të maskonte rolin e masonëve në politikën italiane. Një lozhë e tillë, Propaganda Massonica, u formua rreth vitit 1876 dhe u njoh si “Propaganda Uno”.

Musolini ndaloi urdhrin në vitin 1925, por masonët italianë vepruan në fshehtësi për 20 vitet e ardhshme. Pastaj kur në vitin 1947, kushtetuta e re i shpalli të paligjshme organizatat sekrete, P-2 u rindërtua si një lozhë zyrtare. Ajo qëndroi pasive deri kur Xheli mori drejtimin e saj në fund të viteve 1960.

Por menjëherë pas atij momenti, P-2 u përfshi në një komplot për të përmbysur qeverinë.

Kjo nisi që në fillim të viteve 1960 me protestat e së majtës dhe trazirat e sindikatave, dhe arriti kulmin në atë që u quajt Autunno Caldo, Vjeshta e nxehtë, e vitit 1969. Pas një numri aktesh terroriste që shkaktuan shumë viktima dhe për të cilat u fajësuan komunistët, tensionet u përshkallëzuan deri në pikën ku një puç i plotë, i quajtur Golpe Borghese, ndodhi në dhjetor të 1970.

Burimi i lajmit: https://www.thegreatcoursesdaily.com/secret-societies-in-italy-origins-of-propaganda-due/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: italilozhapropaganda due

TË LIDHURA

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti
Bota

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë
Bota

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë

16:58 | 08/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Evropë, të tjera vende ndalin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

A shkakton AstraZeneca trombozë?

Yuri Kim: SHBA pret lista të pastra dhe zgjedhje të lira e të ndershme

Ambasadorja Kim për Tom Doshin: PD nuk e do në parlament! Nga çfarë keni frikë?

Arrestohet një 25-vjeçar në Shijak, në kërkim për trafik droge

Tiranë, bien në prangat e policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’
Politikë

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

by mirseda
14:24 | 09/01/2026
0

Prej orës 10 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim informal me të kabinetin qeverisës për...

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Pas zgjedhjeve, nis beteja politike për postin e Presidentit në Kosovë

Pas zgjedhjeve, nis beteja politike për postin e Presidentit në Kosovë

13:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

12:43 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com