Komisioni i Vettingut ka rikonfirmuar në detyrë prokuroren Donika Prela, drejtuese e Krimeve të Rënda. Tri çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të organeve të Vettingut, lidhur me figurën e znj. Prela.
Përpos të ardhurave në të zezë të bashkëshortit të saj, edhe dyshimet se znj. Prela figuron në përgjimet e bandës së Avdylajve, e po ashtu, edhe një takim që ajo kishte zhvilluar një muaj para nisjes së Vetingut me anëtaren e komisionit që e gjykon, Valbona Sanxhaktarin.