Prokuroria ka kërkuar që t’i hiqet mandati, deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta.
Ky i fundit është dënuar më 19 prill të vitit 2000, për armëmbajtje pa leje, ndërsa masa e vendosur nga gjykata ka qenë 100 mijë lekë.
Sipas Prokurorisë, deputeti i PS-së nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e tij të dekriminalizimit, gjë që përbën shkelje dhe që dënohet me heqjen e funksioneve publike.