Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Prokurori Stojani: Si më shantazhoi Fatmir Mediu për dosjen Gërdeci

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Prokurori Stojani: Si më shantazhoi Fatmir Mediu për dosjen Gërdeci

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani, ka shpjeguar para Komisionit të Vettingut përplasjet me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zanafilla e përplasjes mes palëve nis që në vitin 2009. Stojani ka shpjeguar para KPK se kallëzimi i Mediut ishte pjesë e strategjisë së tij dhe shantazhit për të shpëtuar nga përgjegjësia për dosjen Gërdeci.

Sqarimet e prokurorit reflektohen në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kjo trupë ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin, pasi ka kaluar me sukses të tre testet e Vettingut.

Më datë 24 mars 2009, Fatmir Mediu kallëzoi prokurorin Stojani për “shpërdorim detyre”, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mediu ka kallëzuar faktin se më datë 19 mars 2009, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”. Sipas tij, prokurori Sokol Stojani ka komunikuar me SMS me gazetarët që kanë qenë pjesë e panelit të emisionit, ku ka qenë i ftuar edhe Mediu.

Në këto komunikime, sipas Mediut, prokurori u ka sugjeruar gazetarëve pyetje publike. Këtë veprim, Mediu e konsideroi si vepër penale “Shpërdorim detyre”. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21 prill 2009 vendosi “Mosfillimin e procedimit penal nr. (***), datë 27 mars 2009”, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Sokol Stojani ka thënë se ky kallëzim ishte pjesë e një strategjie, për të dëmtuar kompaktin dhe kredibilitetin publik të grupit të hetimit.

“Ky kallëzim nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Por pjesë e një strategjie për të dëmtuar kompaktin dhe kredibilitetin publik të grupit të hetimit. Nëpërmjet shantazhimit e baltosjes së figurës, apo dhe duke përdorur truke procedurale.

Duke ngritur pretendime, që në fakt nuk mund të konsideroheshin si shkaqe ligjore. Ish-ministri i proceduar penalisht prej nesh synonte të vepronte taktikisht me kërkesa procedurale. Që t’i imponohej Prokurorit të Përgjithshëm, por dhe mua si drejtues i hetimeve ndaj tij për të dhënë dorëheqjen nga çështja. Apo për ta përdorur si shkak ligjor për zëvendësimin tim nga grupi i hetimit dhe mosinformimin e Prokurorit të Përgjithshëm rreth gjendjes së procesit hetimor, me argumentin e konfliktit të interesit”, është shprehur prokurori.

Prokurori Sokol Stojani thotë se ka refuzuar të dorëhiqej nga drejtimi i grupit hetimor për dosjen Gërdeci, ku i pandehur ishte marrë edhe Fatmir Mediu, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes.

“Duke i vlerësuar me seriozitet situatat dhe mjetet e përdorura nga ish-ministri etj. Duke mbajtur parasysh interesat e mbarëvajtjes së hetimit të çështjes, në mënyrë që të mos cenohej uniteti i grupit pas një dorëheqjeje tjetër. Që në thelb do ishte komoditet si për Prokurorin e Përgjithshëm, ashtu dhe për mua personalisht. Morëm përsipër përgjegjësitë dhe natyrisht që dhe unë refuzova dorëheqjen, raporton”Shqiptarja”. “Duke i rrëzuar shkaqet për përjashtim si të pabazuara ligjërisht. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin ndaj meje ka vendosur prokurori i çështjes, vendim i cili është tashmë i formës së prerë dhe i pacenueshëm ligjërisht”, ka sqaruar Prokurori.

 

Tags: Fatmir MediuSokol Stojani

TË LIDHURA

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali
Aktualitet

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur
Aktualitet

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Next Post
Mes të shumëkërkuarve, ja e forta e Fierit që policia nuk e kap dot

Mes të shumëkërkuarve, ja e forta e Fierit që policia nuk e kap dot

“Don’t f*ck them”, Kumbaro e tërbuar përplaset me moderatoren: Ik shko lexo libra

"Don’t f*ck them", Kumbaro e tërbuar përplaset me moderatoren: Ik shko lexo libra

Gjiknuri zbulon se çfarë do të bëhet me banorët e Astirit

Gjiknuri zbulon se çfarë do të bëhet me banorët e Astirit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Bota

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

by mirseda
14:45 | 11/02/2026
0

Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim të Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90...

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com