Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurorët kërkuan të pushohej çështja e vrasjes së tre të rinjve, Llalla i rikthen në detyrë

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Prokurorët kërkuan të pushohej çështja e vrasjes së tre të rinjve, Llalla i rikthen në detyrë

 

Adriatik Llalla kthen në detyrë 2 prokurorët e pezulluar, Artur Selmani dhe Alma Muça. Pak ditë më parë, në një dalje publike, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se pezulloi drejtoreshën e Personelit dhe Gjyqësorit, Alma Muça, dhe prokurorin Artur Selmani.

Madje Llalla edhe i kallëzoi për shpërdorim detyre me dyshimin se favorizuan të pandehurit për vrasjen e trefishtë në Vlorë, gjatë procesit në Gjykatën e Lartë. Por mësohet se vetëm pak ditë më parë, Muça është kthyer si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa Selmani është komanduar në Prokurorinë e Shkodrës.

Llalla urdhëroi nisjen e hetimit ndaj dy prokurorëve që kërkuan pushimin e çështjes së vrasjes së tre të rinjve në Vlorë, për qëndrimin e dyshimtë të mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po zhvillohej rekursi për ngjarjen e 2015-ës në Vlorë, ku tre të rinj humbën jetën pas një konflikti të armatosur. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më pas Prokuroria e Apelit Vlorë vendosën dënime maksimale për tre të akuzuarit: një i dënuar me burgim të përjetshëm, dy të dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Por, pas rekursit që të pandehurit kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, nuk mbështeti qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë dhe kërkoi pushimin e akuzave shumë të rënda. Këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça. Në një intervistë për mediat, babai i një prej viktimave, Akil Rakipit, bëri deklaratën e fortë se diçka e rëndë po ndodh gjatë këtij procesi, kryesuar nga gjykatësit Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Artan Zenelaj, me relator Guxim Zenelaj. Ai u shpreh se, sipas tij, problemi qëndron te prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani, që, sipas tij, është blerë. Nderkohë nuk është zbardhur ende vendimi i Gjykatës së Lartë i marrë më 23 shkurt 2017. Ky vendim i marrë ende nuk është zbardhur, që një kopje t`iu dorëzohet palëve të interesuara. Nuk janë arrestuar ende dy nga tre të dënuarit, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj. Këta dy persona u arrestuan nga policia, më 07/02/2015, në flagrancë dhe u liruan me detyrim paraqitje, më datë 15/07/2015, nga gjyqtari i vetëm Ervin Trashi, i cili rrëzoi kërkesën e prokurorisë, e cila donte të përfundonte hetimet dhe të bënte gjykimin e tyre me arrest në burg. Të tre autorët e masakrës së Çoles, për vrasjen e trefishtë, akuzohen për kryerjen e veprës penale në rrethana të tjera cilësuese, e kryer ndaj dy ose me shumë personave, të kryera në bashkëpunim dhe prodhimin e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake në ambiente publike, të parashikuara nga nenet 79/dh, dhe 278/5 të kodit penal.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

“Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar. Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë. Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet. Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë. Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça. Prokurori i Përgjithshëm, i vënë në dijeni për situatën, pasi prokurori Selmani e kishte prezantuar qëndrim e tij në Gjykatën e Lartë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të drejtorit, Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, dhe “Shpërdorim detyre”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi. Gjithashtu, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.

TË LIDHURA

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit
Aktualitet

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

09:37 | 08/10/2025
Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:27 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Next Post
STUDIMI: Këto janë shtetet ku fëmijët qajnë më shumë

STUDIMI: Këto janë shtetet ku fëmijët qajnë më shumë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy të vdekur

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy të vdekur

Gjorge Ivanov kritikon BE-në për standarde të dyfishta

Gjorge Ivanov kritikon BE-në për standarde të dyfishta







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit
Aktualitet

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

by mirseda
09:37 | 08/10/2025
0

Dita e sotme është afati i fundit për kandidatët që synojnë drejtimin e Spak, pas përfundimit të...

Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:27 | 08/10/2025
Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

09:11 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Parashikimi i motit 8 Tetor 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit 8 Tetor 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

08:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com