Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Prodhimi i uraniumit në Iran pothuajse i përdorshëm për armë

4 vjet ago
in Bota
Prodhimi i uraniumit në Iran pothuajse i përdorshëm për armë

Irani sipas vlerësimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Atomit ndërkohë posedon sasi uraniumi që është thuajse i përshtatshëm për armët. Ky material ka një gradë pastërtie deri në 60 përqind.

Në grindjen me Iranin për armët atomike sërish po përforcohen shenjat për konfrontim. Agjencia Ndërkombëtare e Atomit (IAEA) shpreh ankesa për mungesën e informacioneve lidhur me prejardhjen e gjurmëve të uraniumit, që kanë gjetur  kontrollorët e IAEA-së gjatë inspektimeve të posaçme në Republikën Islamike. Kjo mësohet nga një raport i shefit të IAEA-së, Rafael Grossi dërguar 173 vendeve anëtare. Mos përparimi i bisedimeve prej muajsh ia bën të vështirë IAEA-së që të konstatojë një orientim paqësor të programit bërthamor të Iranit, shkruan Grossi.

Shefi i IAEA-së njëkohësisht tërheq vëmendjen për informacionet e mangëta të udhëheqjes iraniane mbi impiantet e dyshimta, që me gjasë përdoren për aktivitet bërthamor. Eshtë „shqetësuese, që diskutimet teknike mes IAEA-së dhe Iranit nuk kanë arritur rezultatet që priteshin”.

3200 kg uranium i depozituar

Irani posedon, sipas raportit të IAEA-së mbi 3200 kg. uranium të pasuruar në shkallë të ndryshme – gati 16 herë më shumë nga sa lejon marrëveshja. Gjithashtu raporti përmban edhe një listë të gjatë me kufizimet ndaj inspektorëve të IAEA-së.  Sipas raportit ata nuk lejohen më të vizitojnë çdo ditë komplekset bërthamore dhe nuk mund të mbikqyrin më ndërtimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e uraniumit xeheror.

Grossi javën e kaluar u shpreh mjaft i shqetësuar për zhvillimet në Republikën Islamike dhe tërhoqi vëmendjen, se vetëm shtetet me arsenal armësh atomike pasurojnë uranium deri në gradën 60 përqind.

Duhet të jenë vetëm katër përqind

Teherani muajin e kaluar ka ndërmarrë hapa të ndryshëm, për të rritur presionin ndaj bisedimeve në Vjenë për shpatimin e marrëveshjes për programin bërthamor të nënshkruar në vitin 2015. Puna e inspektorëve të IAEA-së është kufizuar ndjeshëm dhe pasurimi i uraniumit ka avancuar.

Sipas marrëveshjes Irani lejohet të prodhojë vetëm material me më pak se katër përqind pasurim për të vënë në funksionim reaktorët.

Për armët bërthamore pasurimi në fakt duhet të jetë rreth 90 përqind, megjithatë një material i pasuruar deir në 60 përqind teorikisht mund të përdoret për prodhim armësh. “60 përqind është pothuajse i përshtatshëm për armët”, u shpreh Grossi javën e kaluar për “Financial Times”. Teherani argumenton, se uraniumi i pasuruar në gradë të lartë nevojitet për qëllime mjekësore, ndërkohë që udhëheqja e republikës islamike i hedh poshtë akuzat për përdorimin direkt për armatime.

Marrëveshja e nënshkruar më 2015 ndodhet në prag të anulimit, qëkurse ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2018 u shkëput në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit. Qeveria në Teheran gradualisht u tërhoq prej detyrimeve që buronin nga kjo marrëveshje. Pasuesi i Trump-it, Joe Biden ka sinjalizuar interes për rifillimin e bisedimeve, por ai pret që Irani të zbatojë detyrimet sa i përket pasurimit të uraniumit. Marrëveshja synon të pengojë, që Teherani të fitojë afftësinë për të konstruktuar bombën atomike./DW

Tags: armeiranuranium

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Faqet e para të gazetave sportive europiane, 1 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 1 qershor 2021

Tiranë/ Arrestohet për t’u ekstraduar në Itali 45-vjeçari, i dënuar me 24 vite

Tiranë/ Arrestohet për t'u ekstraduar në Itali 45-vjeçari, i dënuar me 24 vite

FOTO/ Rikthehet gjallëria në Tiranë, fëmijët “pushtojnë” kryeqytetin

Nga sot rregullat e reja anti-cov*d, ja lehtësimet

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com