Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Pritet që Trump të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Media e lajmeve të rreme është çmenduar se…”, Trump sqaron pse e uroi Putinin

Zyrtarët europianë thanë se pritet që Presidenti Donald Trump të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

Presidenti Trump do të njoftojë nga Shtëpia e Bardhë nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mos aplikojnë sanksione ekonomike kundër Teheranit, pjesë e marrëveshjes me Iranin, nga e cila ai ka deklaruar qysh në vitin 2016 se do të largohej.

Mundësia për sanksione ndaj sektorit të naftës dhe bankës qendrore të Iranit, krahas masave të tjera të sugjeruara nga Bashkimi Europian, fillimisht u la e hapër për t’i bërë presion Teheranit, që ai të hiqte dorë nga armët bërthamore.

Ditët e fundit, aleatët evropianë i kanë kërkuar me ngiulm presidentit Trump të mos largohet nga marrëveshja. Por diplomatët evropianë që janë takuar me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington thonë se ka pak mundësi që Presidenti Trump ta lerë marrëveshjen të paprekur.

Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Sot, presidenti Trump për të dytën ditë radhazi sulmoi ish Sekretarin e Shtetit John Kerry, një nga arkitektët kryesorë të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive ndërkombëtare – Kina, Rusia, Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA.

Zoti Kerry është takuar me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen.

Presidenti Trump shkruante në Twitter se “John Kerry nuk mund ta pranojë dot faktin që e kishte shansin dhe e dogji atë. John! Larg duart nga bisedimet sepse po i bën dëm vendit tënd.”

Dje ai e akuzoi zotin Kerry se ka punuar në prapaskenë për ta ruajtur marrëveshjen dhe la të kuptohet se ky mund të jetë një akt i paligjshëm.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen nëse zoti Trump vë në jetë kërcënimin e tij për t’u tërhequr.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka certifikuar 10 herë se Irani po e zbaton marrëveshjen. Komisioni Evropian tha të martën se “marrëveshja po funksionon dhe se angazhimi ynë për ta vazhduar atë mbetet.”

Por Presidenti Trump ka thënë se marrëveshja ka mjaft të meta pasi nuk merr parasysh provat e Iranit me raketa balistike apo përparimet ushtarake të Iranit në Siri apo Jemen.

Irani ka kërcënuar të tërhiqet nga marrëveshja nëse këtë e bëjnë SHBA, por presidenti iranian Hassan Rouhani mbajti sot një qëndrim më të matur dhe tha se Irani do të vazhdojë “angazhimin me botën”.

Rouhani tha se nëse SHBA nuk heq dorë nga sanksionet, “është e mundur që ne të përballemi me disa probleme për dy apo tre muaj, por do ta kalojmë këtë”.

Sipas një skenari, Trump mund të vendosë sanksione mbi bankën qendrore të Iranit, por t’i lejojë kompanitë që bëjnë biznes me Iranin të vazhdojnë aktivitetet edhe për një periudhë gjashtëmujore, deri sa t’i përfundojnë ato gradualisht, shkruan voa.

Kjo mund t’i lejojë autoritetet botërore dhe Iranin të negociojnë kufizime të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit, mbi provat me raketa apo aktivitetet ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme, edhe pse Teherani nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshme të rifillojë bisedimet.

Tags: IraninMarrëveshjapritettë tërhiqetTrump

TË LIDHURA

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

11:32 | 10/03/2026
Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës
Bota

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin
Bota

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Next Post
Finalistët e Kupës takohen me presidentin italian

Finalistët e Kupës takohen me presidentin italian

Napoli dhe Fiorentina kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar

Napoli dhe Fiorentina kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar

Izet Haxhia mbërrin në Tiranë, Berishës i fillojnë ethet

Izet Haxhia mbërrin në Tiranë, Berishës i fillojnë ethet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com