Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Prisni faturë uji më të kripur në prill? Taksa e ndërtesës vjen…

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Prisni faturë uji më të kripur në prill? Taksa e ndërtesës vjen…

Të gjithë ata që kanë marrë faturën e muajit prill nga Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Tiranës mund të jenë surprizuar kur kanë zbuluar se taksa e ndërtesës rezulton të 100 lekë, të paktën për familjarët. Për bizneset taksa në faturë rezulton “zero” dhe kjo lidhet me faktin se detyrimin për këtë kategori e mbledh Drejtoria e Taksave Vendore.  Ujësjellësi shërben si agjent tatimor për arkëtimin e disa taksave të Bashkisë ku mes të cilave edhe ajo e ndërtesës e cila duke nisur nga 1 prilli llogaritet me një metodologji të re. Fakt është që në faturën e prillit vijon të aplikohet taksa e vjetër. Kjo sepse Bashkia e Tiranës duhet që të përllogarisë në total detyrimin që ka secili nga qytetarët sipas metodologjisë së re dhe këtë më pas ta kërkojë të zbatuar në sistemin e ujësjellësit për ta arkëtuar përmes faturës së ujit.Burime nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë thanë për “Monitor” se duke qenë thjesht agjent nuk kanë informacion se në çfarë faze është puna në Bashki lidhur me taksën e ndërtesës ndaj për prillin është vijuar me taksën sipas metodologjisë së vjetër.

“Deri më tani nuk na ka ardhur kërkesë për të bërë ndryshime në sistem ndaj po vijojmë me taksën ashtu sikurse ka qenë edhe më parë por se në momentin që Bashkia do ta kërkojë do të vijohet me implementimin” u shprehën të njëjtat burime.

Kjo do të thotë që edhe për muajin maj fatura që do të merrni në qershor nuk do të përfshijë taksën e ndryshuar të ndërtesës pasi na ndajnë vetëm pak ditë nga mbyllja e muajit dhe ndryshimet në sistem kërkojnë kohën e tyre.

Duke qenë një taksë vjetore Bashkitë në përgjithësi, jo vetëm ajo e Tiranës, kanë mundësi që ta arkëtojnë edhe vetëm me një këst. Pra mund të mos e arkëtojnë muaj pas muaji por ta përfshijnë në një të vetme në fund të vitit. Kjo mund të jetë më e thjeshtë për to por sigurisht pesha do të ndjehet më shumë në xhepat e qytetarëve të cilët do ta kishin më të thjeshtë pagesën me këste mujore të taksës.

Bashkia e Tiranës duket të ketë edhe volumin më të madh të punës e lidhur jo vetëm me numrin e madh të ndërtesave që ndodhen në territorin e saj por edhe me larmishmërinë e çmimeve referencë për zona të ndryshme duke e bërë të vështirë mbylljen në afatshkurtë të gjithë përllogaritjeve.

 

Qeveria vendosi “shtyrje” të taksës së pronës

Vetëm pak ditë më parë Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj bëri me dije se viti 2018 do të jetë një vit tranzitor për zbatimin e takës së reformua të pronës që ka në bazë vlerën e saj sipas tregut. Kjo sipas tij erdhi pas një kërkese të bashkive ku disa prej tyre ende nuk ishin gati për zbatimin sipas modelit të ri. Në këto kushte Financat vendosën që të gjithë ato bashki që kanë mundësi të zbatojnë metodologjinë e re të vijojnë me arkëtimin sipas saj. Pjesa që e ka të pamundur duhet të arkëtojë taksën sipas metodologjisë së vjetër. Gjithsesi nga 1 janari 2019 të gjithë duhet të zbatojnë taksën sipas asaj që përcakton ligji që ka hyrë në fuqi nga 1 prilli 2018.

Bashkitë nga ana tjetër kanë konfirmuar për “Monitor” se sfida e tyre reale mbetet plotësimi i bazës së të dhënave pasi ky është edhe ngërçi më i madh që ata hasin në lidhje me zbatimin e taksës sipas metodologjisë së re. Aktualisht një pjesë e tyre kanë ngritur grupe pune për të bërë edhe verifikimet në terren dhe për të hartuar tabelat me detyrimet sipas çmimeve referencë të dërguara nga Financat.

Taksa e re e pronës do të llogaritet për individët sa 0.05 për qind e vlerës së ndërtesës kurse për bizneset a 0.2 për qind e vlerës së saj. Bashkitë kanë të drejtë që sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak ta ulin apo rrisin me 30 për qind shkallën e vendosur nga qeveria sipas analizave që bëjnë secila prej tyre.

Monitor

Tags: faturëndërtesësprillPrisnittaksaujivjen

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Shkatërrohet grupi kriminal, pranga 5 “baronëve” të drogës

"Kushëriri i deputetit të PS-së arrestohet, po bëjnë çmos ta nxjerrin”

“Conte u dorëzua më shpejt se mendohej. Ç’pritet tani, kaos apo zgjedhje të reja”

“Conte u dorëzua më shpejt se mendohej. Ç’pritet tani, kaos apo zgjedhje të reja”

Foto/Aktorja e njohur harron të kujdeset për veten

Foto/Aktorja e njohur harron të kujdeset për veten







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com