Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i cili do të organizohet nga 31 maj deri më 3 qershor, do të njohë nga afër publikun e Beogradit me skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës, bën të ditur “Koha.net”.
Për herë të katërt, publiku i Beogradit do të ketë mundësi të shikojë festivalin i cili do të paraqesë skenën e re kulturore të Kosovës, përmes shfaqjeve teatrore, filmave, koncerteve, ekspozitave dhe promovimit të librave. Përveç kësaj, një pjesë e festivalit do t’i kushtohet debateve me tema të ndryshme që janë të rëndësishme për të dy shoqëritë.
Ideja kryesore qëndron në inicimin e shkëmbimit të ideve artistike dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi në një mjedis unik kulturor përmes një sërë takimesh të komuniteteve kulturore dhe sociale të Serbisë dhe Kosovës. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Mirëdita, dobar dan!”, në ditën e fundit të festivalit do të promovojë librin “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” të Petrit Imamit në bashkëpunim me shtëpinë botuese Samizdat B92.
Aktori shqiptar me famë botërore, i ndjeri Bekim Fehmiu, është iniciatori për themelimin e këtij festivali.