Me gjithë masat ekstreme të sigurisë që kishte paralajmëruar Tel Avivi, me rastin e vizitës së Presidentit amerikan atje, një ngjarje e rëndë është shënuar sot, vetëm pak minuta para zbritjes së Trump në aeroportin Ben Gurion.
Mediat izraelite raportojnë se një automjet ka vërshuar me shpejtësi mes këmbësorëve në qendër të kryeqytetit, Tel Aviv.
Makina përplasi këmbësorët në Jaffa Road në qendër të qytetit dhe sipas policisë bëhet fjalë për viktima e të plagosur.
Ende nuk ka informacion nëse ngjarja është sulm terrorist apo një rastësi.