Ka kohë që flitet në medie për shkëputjen e këngëtares Elvana Gjata nga Three Dots Production, e sidomos nga Flori Mumajesi, me të cilin është thënë edhe se ka pasur një lidhje, gjë që ka mbetur një thashethem.
Ajo që dihet me siguri është se Elvana dhe Flori nuk janë më as miq, e kjo u vërteta në koncertin recital që këngëtarja mbajti, ku ftoi 100 personalitete, ndër të cilët mungonte Flori.
Por, Elvana ka vendosur që të flasë për herë të parë për atë që ndodhi mes saj dhe Florit, për Xing me Ermalin.
Ajo ka preferuar të mos japë detaje, ndërsa është shprehur se do të ketë gjithnjë mirënjohje për Florin, teksa ka pranuar se ishte ai që e rriti profesionalisht .
“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performancë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët, por më duhet të ndjek dritën tani”, tha këngëtarja.