Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur mes një moderatoreje italiane, Laura Cremachi dhe këngëtarit të famshëm, Francesco Facchinetti.
Ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant me bashkëshorten, kur moderatorja është afruar për t’i kërkuar një foto. Madje, kërkesa e saj është bërë pikërisht kur e shoqja e këngëtarit kishte shkuar në banjo. Moderatorja ishte ulur në vendin e gruas së Facchinetti.
Ajo nuk po i lironte vendin, derisa këngëtari është detyruar t’i thotë me stil “kjo është bashkëshortja ime” për t’i liruar karrigen.
Biseda që ata kishin bërë, tregon këngëtari, ishte e tillë që moderatorja i kishte kërkuar “ndihmë” për shkak të influencës së madhe të tij, duke pretenduar një bashkëpunim.
Ai tregon se i kishte dhënë adresën e emailit për të marrë shpjegimin përkatës dhe se do e mendonte këtë ofertë.
Më pas, këngëtari ka shkuar në tualet, dhe kur ka dalë, ka parë që aty qëndronte moderatorja me celularin në dorë.
“Të lutem mund të bëjmë një foto sepse ajo tjetra nuk kishte dalë mirë”, ka thënë ajo. “Unë, me gjithë mirësjelljen ngjita shkallët dhe i thashë, në rregull por eja në këtë pjesë, aty ku ishin gjithë të tjerët”, tregon këngëtari. Më pas, gruaja e tij e ka parë moderatoren dhe të gjithë skenën duke i shkuar nga pas e duke kërkuar foto dhe është zënë me të. Pas debatit me fjalë, gruaja e Francescos, Wilma Faissol i hedh gotën me ujë moderatores në fytyrë.
Cremaschi e ka denoncuar tashmë këngëtarin, ndërsa Francesco Facchinetti ka reaguar teksa shprehet se nuk i intereson aspak, por para nuk do të japë.