Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer traditën gati 20-vjeçare pasi nuk ka organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit.
Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit që nga mandati i presidentit Bill Clinton, ku ftoheshin udhëheqës të shquar myslimane, diplomatë dhe ligjvënës.
Raportohet se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka refuzuar organizimin e saj, ndërsa Presidenti Trump njihet për retorikën e tij anti-myslimane, pasi edhe gjatë fushatës ka bërë thirrje për mbikëqyrjen e xhamive në SHBA.