Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Trump nuk mban premtimin

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti Trump nuk mban premtimin

Para se të bëhej president, Donald Trump ishte shprehur kundër luftrave amerikane jashtë vendit, duke thënë se ishte më mirë të shpenzoheshin paratë në vend, se sa të “shpërdoroheshin” jashtë. Por, në vitin e tij të parë në postin e Presidentit, zoti Trump shpesh e ka patur të vështirë ta vërë në jetë moton e fushatës së tij “Amerika e Para”.

“Nëse unë zgjidhem president, shumë shpejt do t’i vijë fundi epokës së ndërtimit të vendeve të tjera”, – tha Donald Trump gjatë fushatës presidenciale.

Si kandidat, Donald Trump premtoi një qëndrim tërësisht të ndryshëm ndaj ndërhyrjeve jashtë vendit:

“Deri tani kemi shpenzuar 6 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme.. Me këto para mund ta kishim rindërtuar dy herë vendin tonë”.

Për vite me radhë, zoti Trump i ka kritikuar luftrat amerikane, me argumentin se ato kanë çuar dëm jetë njerëzish dhe para.

Por, si i ka trajtuar Donald Trump këto konflikte në vitin e tij të parë si president? Përgjigja: Nuk ka patur ndryshime drastike në politikën ushtarake. Në fakt, Trump ka treguar se nuk do të hezitonte të përdorte forcën amerikane jashtë vendit.

Që nga koha kur ai erdhi në pushtet, prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore është shtuar me një të tretën.

Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti, po ashtu i kanë shtuar me 30 për qind bombardimet në Irak dhe në Siri.

Edhe në Afganistan, këtë vit bombardimet amerikane janë trefishuar krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, janë shtuar sulmet ajrore dhe me drone në disa rajone, si Pakistani, Jemeni, and Somalia dhe ndoshta së shpejti edhe Nigeri.

“Sulmet në Jemen janë trefishuar, ndërsa në Somali janë dyfishuar, krahasuar me një vit më parë. Shtimi i sulmeve në këto vende kryesisht ka ndodhur ngaqë ato janë cilësuar zona me luftime, që në fakt do të thotë se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë sulme ajrore pa u kufizuar për shkak të popullsisë civile,”– thotë gazetarja investigative Jessica Purkiss.

Politika e jashtme e zotit Trump nuk është më pak ndërhyrëse se sa ajo e paraardhësve të tij, madje është edhe më e ashpër, thotë analisti Christopher Preble:

“Në shumicën e rasteve ai ka vazhduar politikat e trashëguara, madje e ka shtuar përdorimin e forcës… Në rastin e Afganistanit, për shembull, edhe pse në vitet e përparshme ai e kishte kundërshtuar luftën, ai e shtoi numrin e trupave.”

Donald Trump nuk është presidenti i vetëm që e ka patur të vështirë të përmbushë premtimet e fushatës së tij për politikën e jashtme.

Barack Obama, për shembull, premtoi se do t’i kthente trupat amerikane nga Iraku, shkruan voa. Dhe ai e bëri këtë, por më pas çoi atje trupa të tjera për të luftuar kundër Shtetit Islamik.

Kjo është një kujtesë se kandidatët presidencialë premtojnë shumë për politikën e jashtme, por se ata jo gjithmonë mund t’i mbajnë premtimet.

Tags: mbanpremtiminpresidentiTrump

TË LIDHURA

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital
Bota

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

12:36 | 21/04/2026
BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar
Bota

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake
Bota

Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake

09:45 | 21/04/2026
Next Post
Aktorja 6-vjeçare pritet të marrë çmimin “Oscar”

Aktorja 6-vjeçare pritet të marrë çmimin “Oscar”

Dekorimi i institucioneve/Rama urdhëron ministrat t’i binden Veliajt

Dekorimi i institucioneve/Rama urdhëron ministrat t'i binden Veliajt

U kërcënua me burg, Mema: Futbolli është jeta ime, ju them se…

U kërcënua me burg, Mema: Futbolli është jeta ime, ju them se...







JU REKOMANDOJMË

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

by mirseda
16:17 | 21/04/2026
0

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar...

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

16:13 | 21/04/2026
Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

15:23 | 21/04/2026
Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

15:21 | 21/04/2026
Haradinaj: Kurti po tallet me gjithë Kosovën, para zgjedhjeve ka përgatitur një pako financiare

Haradinaj: Kurti po tallet me gjithë Kosovën, para zgjedhjeve ka përgatitur një pako financiare

15:20 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com