Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Presidenti pro rus i Maqedonisë mund të bllokojë marrëveshjen me Greqinë

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Presidenti pro rus i Maqedonisë mund të bllokojë marrëveshjen me Greqinë

Marrëveshja eventuale mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit mund të shkaktojë krizë politike e turbulenca tjera në vend bazuar në paralajmërimin e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov se nuk do të njoh një marrëveshje mes dy vendeve që parasheh zgjidhjen “erga omnes”, apo emër të ri të shtetit si për përdorim të brendshëm, ashtu edhe në relacionet ndërkombëtare.

Me këtë, presidenti ka lënë për të kuptuar se nuk do të dekretonte marrëveshjen eventuale pas ratifikimit të saj në Kuvend. Ivanov ka thënë se marrëveshja e tillë dëmton interesat nacionale dhe se më shumë i ngjanë një marrëveshje mes dy kryeministrave se sa dy qeverive apo shteteve përkatëse.

Ekspertët juridik thonë se presidenti mund të veprojë njëjtë si në rastin e ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, të miratuar tre muaj më parë por që nuk dekretohet nga presidenti me arsyetimin se është anti-kushtetues.

Por, ekspertët thonë se presidenti pavarësisht se ka të drejtë të pengoj hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ai këtë nuk do ta bëjë pasi pasojat do të ishin të rëndë kur kihet parasysh se bëhet fjalë për zgjidhjen e një kontesti mbi 27 vjeçar e në zgjidhjen e të cilit janë përfshirë edhe shumë shtete e institucione ndërkombëtare.

“Është e vërtetë se presidenti i shtetit ka autorizime në dekretimin e ligjeve apo të marrëveshjeve ndërkombëtar, por kjo më tepër ka të bëjë me një formalitet që nëse ndodhë megjithatë vlerësoj se do të ishte një papërgjegjësi e madhe nga ana e tij.

Përveç presidentit, marrëveshje ndërkombëtare sipas kushtetutës mund të arrijë edhe qeveria, marrëveshje kjo e cila më pas ratifikohet nga Kuvendi dhe shpallet në Gazetën Zyrtare.

Presidenti mund të mos e dekretoj këtë marrëveshje, por kur ajo ka kaluar gjithë këto procedura vlerësoj se do të ishte papërgjegjësi pasi ai në një situatë të tillë do të shkelte edhe të drejtën e qeverisë, por edhe të drejtën e Kuvendit”, thotë Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se kreu i shtetit duhet të mbaj llogari për interesat e shtetit dhe jo të ndonjë subjekti politik.

“Presidenti i shtetit si organ përgjegjës për zbatimin e kushtetutës dhe të ligjeve duhet të mbajë llogari për interesat e shtetit dhe në rastin konkret këtë element formal duhet ta dekretoj pasi bëhet fjalë për marrëveshje të arritur nga qeveria e të cilin mund ta kishte arritur edhe vet ai. Nëse ndodhë që ai ta refuzoj, kjo do të ishte shumë e dëmshme për imazhin e shtetit, për të ardhmen e tij dhe të qytetarëve.

“Pra, edhe një herë e them se ai këtë të drejtë e ka, por në rastin konkret ai nuk duhet të pengoj një zgjidhje të mundshme. Kjo mund të evitohet edhe me një mundësi tjetër, që marrëveshja në Kuvend të ratifikohet me dy të tretat e votave”, thotë Ivanovski.

Njohësit e çështjeve politike nga ana tjetër besojnë në arritjen e marrëveshjes dhe zhbllokimin e procesit integrues. Megjithatë Ajadin Demiri, njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë se integrimi në Bashkimin Evropian mund të zgjasë pikërisht për shkak të zgjatjes së zgjidhjes sa i përket çështjeve të ndjeshme si gjuha dhe identiteti.

“Unë besoj se më nuk do të ketë befasira dhe se korniza do të jetë në aspektin global dhe si e tillë do të parafohet nga të dyja palët. Për çështjet vitale bisedimet do të vazhdojnë, ndoshta do të merren vesh për “erga omnes”, apo edhe për ndryshimin e kushtetutës, por identiteti, gjuha e çështje të ngjashme do të jenë tema për të cilat do të bisedohet një kohë më të gjatë”.

“Kjo do të thotë se Maqedonisë i hapet dyert për në NATO ndërsa anëtarësimi në BE do të jetë një proces më i vështirë dhe më i gjatë pasi nuk besoj se në këtë mënyrë do të merret data për nisjen e negociatave”, thotë Demiri duke shtuar se propozimet që deri tani janë si mundësi për zgjidhjen e kontestit, në fakt janë propozime të Greqisë e që i janë dorëzuar ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic për të zhvilluar procesin e bisedimeve”, thotë Demiri.

Si zgjidhje e mundshme e kontestit përmendet emri “Maqedonia e Veriut”, por format e përdorimit të tij kanë nxitur reagimin e opozitës ndërsa reagime janë paralajmëruar edhe në Greqi ku opozita dhe faktor të tjerë kundërshtojnë çdo zgjidhje që të përmbante emrin Maqedoni.

Tags: bllokojëGreqinëi Maqedonisëmarreveshjenmundpresidentipro rus

TË LIDHURA

Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
Interi kërkon përforcime, bën ofertën e parë për Dembele

Interi kërkon përforcime, bën ofertën e parë për Dembele

Doktori dhuron spektakël në shtëpi, me rekord në “pole”

Doktori dhuron spektakël në shtëpi, me rekord në “pole”

Mbytja e 22-vjeçarit/A do të kujtohet Vangjushi për rojet bregdetare

Mbytja e 22-vjeçarit/A do të kujtohet Vangjushi për rojet bregdetare







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com