Presidenti Meta:Të angazhohemi që shqiptarët të gëzojnë lirinë në vendin e tyre

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kryer pak më parë homazhe në varrezat e dëshmorëve në këtë 5 Maj. Nga aty ai ka dhënë dhe një mesazh të shkurtër.

Presidenti Meta thekson se janë ditë si kjo kur duhet të angazhohemi për t’i mbajtur shqiptarët në vendin e tyre duke gëzuar liritë që u takojnë, në atdheun e tyre.

Presidenti Meta: ‘’Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, në ditën e dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi Qemal Stafa, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin, e gjithë e gjithë, ato bijë dhe bija më të mirët e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Dhe kjo është dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre.’’