Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti meksikan mbështet vendimin e Biden për mosndërtimin e murit kufitar

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti meksikan mbështet vendimin e Biden për mosndërtimin e murit kufitar

Mexico's President Andres Manuel Lopez Obrador arrives for his daily, morning news conference at the presidential palace, Palacio Nacional, in Mexico City, on July 13, 2020.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha të premten se ai mbështet vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden për të ndalur ndërtimin e mëtejshëm të murit kufitar ndërmjet dy vendeve.

Një nga urdhërat e parë ekzekutivë të Presidentit Biden ishte ndalimi i punës për ndërtimin e murit, i cili kishte qenë një nga premtimet e para të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump. Gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2016, zoti Trump këmbënguli vazhdimisht se Meksika do të paguante për murin, megjithëse më vonë ai kërkoi fonde nga Kongresi amerikan për projektin.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp të premten, presidenti i Meksikës u tha gazetarëve se ai mbështet vendimin e Presidentit Biden, duke thënë se në të kaluarën, presidentët amerikanë nga të dyja anët e spektrit politik kishin vazhduar me ndërtimin e murit në kufi.

“Pothuajse të gjithë patën bërë pjesët e tyre të murit dhe tani Presidenti Biden ka vendosur se ai nuk do të ndërtojë më një mur në kufi. Pra, është historike”,- tha Presidenti Obrador.

Ai gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve që u drejtohen Shteteve të Bashkuara, të përmbahen dhe të mos përpiqen ta kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin SHBA-Meksikë, tani që ekziston një administratë e re amerikane.

Administrata e Presidentit Biden gjithashtu njoftoi të premten se duke filluar nga java e ardhshme, qeveria amerikane do të fillojë të shqyrtojë rastet e azilkërkuesve të detyruar të presin në Meksikë, pjesë e një programi të diskutueshëm të krijuar nga Presidenti Trump.

Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se duke filluar nga 19 shkurti, zyrtarët amerikanë të emigracionit do të fillojnë fazën e parë të një programi për të filluar shqyrtimin e rasteve të njerëzve që ishin bërë pjesë e programit “qëndroni në Meksikë” – i njohur gjithashtu si programi i Protokollit të Mbrojtjes së Emigrantëve (MPP) – i cili detyroi dhjetëra mijëra azilkërkues të presin datën për një seancë në gjykatën e emigracionit në anën meksikane të kufirit.

Janë afërsisht 25’000 emigrantë me raste aktive në programin MPP./VOA/

Tags: Andres Manuel Lopez ObradorJoe Bidenmuri me meksiken

TË LIDHURA

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë
Bota

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
Papa Leoni kritika liderëve: Mbyllin sytë para miliardave të shpenzuara për luftë
Bota

Papa Leoni kritika liderëve: Mbyllin sytë para miliardave të shpenzuara për luftë

09:23 | 17/04/2026
Next Post
Presidenti i Iranit paralajmëron: Vendi drejt valës së katërt të Covid-19

Presidenti i Iranit paralajmëron: Vendi drejt valës së katërt të Covid-19

Food Bank – Nisma më e re e lançuar nga Credins Bank

Food Bank - Nisma më e re e lançuar nga Credins Bank

Radhët e votuesve në Kosovë si mesazh për 25 prillin

Radhët e votuesve në Kosovë si mesazh për 25 prillin







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete
Aktualitet

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

by mirseda
14:07 | 17/04/2026
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kallëzuar “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”, të cilët i quan si kallëzuesit e...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

14:04 | 17/04/2026
“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

13:53 | 17/04/2026
Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve,Prokuroria dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”

Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve,Prokuroria dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”

13:35 | 17/04/2026
Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar tubimit: Do të jetë kryengritja më e fuqishme

12:53 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com