Food Bank – Nisma më e re e lançuar nga Credins Bank

Banka Credins starton sot nismën më të re: “Food Bank”, ku përgjatë çdo muaji do jemi pranë familjeve më në nevojë, duke i mbështetur me ndihma ushqimore. Kjo nismë vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative që Banka Credins ka në objektivat e veta strategjike.

Banka Credins në mënyrë të vazhdueshme që nga themelimi i saj, ka qënë pranë shtresave në nevojë, direkt ose duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Por këtë herë, do jemi më pranë tyre në mënyre sistematike. Kemi ngritur gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë proçes të vazhdueshëm dhe përgjatë çdo muaji, do jemi në lëvizje anembanë Shqipërisë duke shpërndarë ndihma ushqimore.

Stafi i bankës do të kontribuojë në mënyrë vullnetare për paketimin e ushqimeve si dhe për të realizuar shpërndarjen me mjetet tona pranë çdo familjeje. Me këtë nismë, synojmë të bëjmë sadopak të lumtur këto familje dhe duam të sjellim gjithashtu buzëqeshje në sytë e fëmijëve. Kjo nismë vjen dhe në kuadër të objektivit 2 “zero uri” si pjesë e 17 objektivave të OKB.

Banka Credins tashmë prej 18 vitesh në tregun bankar shqiptar, si një nga 2 bankat më të mëdha në vend, me shtrirje ne 57 degë dhe me mbi 950 punonjës, ka qënë gjithmonë në mbështetje për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, për një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm dhe për një ekonomi sa më të mirë duke mbështetur më shumë se 150 aktivitete të ndryshme përgjatë dy viteve të fundit.

Jemi krenarë që po ecim në këtë drejtim duke punuar dhe për objektiva jashtë industrisë tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm.