Goli i anuluar i Aralica ka shkaktuar kaos në përfundim të sfidës Partizani-Vllaznia. Lojtarë, staf, tifozë shkodran protestuan për vendimin e arbitrit Olsid Ferataj.
Goli i anuluar, në atë formë, pasi qëndroi për një kohë të gjatë përballë VAR, nuk është pritur mirë as nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit, me anë të një statusi në profilin e tij zyrtare në Facebook, i bën apel FSHF-së se askush nuk mund të tallet me djersën e mundin e Vllaznisë. Në fund ai e mbyll mesazhin e tij duke nënvizuar se nuk mposhten.
“Turpi vazhdon!! Olsid Ferataj!! Thirrje urgjente FSHF, jashtë sistemit. Askush nuk mund të tallet me djersën, mundin e Vllaznise dhe për më tepër me ndjenjat e një qyteti. Nuk mposhtemi”, shkruan ndër të tjera presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.