Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur një konferencë për mediet.
Gjatë fjalës së tij, Arifi bëri me dije se trupi koordinues ka ndarë mjete për fëmijët me aftësi të veçanta, të cilat arrijnë vlerën e 800.000 dinarëve, ose 6700 euro.
Arifi tha se komisioni është themeluar dhe brenda javës së ardhshme do të ndahen këto mjete.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Arifi foli edhe për angazhimin e ndërmarrjes “Moravica” për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror.
Gjithashtu, është marrë vendim rreth tubimeve duke përfshirë këtu rrjedhat se si duhet të organizohen tubimet publike, ligj ky që më herët nuk ka ekzistuar.
Komuna e Preshevës gjithashtu e mbështet edhe projektin nga ambasada Zvicerane, projekt ky që ndihmon në vetëdijesimin e qytetarëve rreth vlerës së votës dhe mos të bëhen manipulime gjatë zgjedhjeve të 24 dhjetorit.