Një nxënës nga Presheva ka zënë vendin e parë në garat për shkollat e mesme në lëndën e matematikës.
Bëhet fjalë për nxënësin Arben Ajredini, i cili fitoi vendin e parë në konkursin e organizuar në Vranjë.
Edhe pse konkurrenca ishte shumë e madhe, Arbeni u rendit i pari nga të gjitha shkollat e Republikës së Serbisë, duke grumbulluar më shumë pikë.
Edhe kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ofroi atij mbështetje në çdo aspekt që Arbeni të përfaqësojë Preshevën edhe nëpër gara të tjera.
Arbeni është nxënës i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë në vitin e parë.