Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Precedenti i Katalonjës mund të rikthejë konfliktet etnike në Ballkan

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Precedenti i Katalonjës mund të rikthejë konfliktet etnike në Ballkan

Jo vetëm në Barcelonë por edhe në Serbi prej kohësh valon flamuri katalanas. Të gjitha zyrat e Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LVS) kanë nxjerrë në dritare flamujt e kësaj province spanjolle, në shenjë solidarizimi me Katalonjën. Shefi i LSV Nenad Çanak ka udhëtuar vet në fundjavën e kaluar në Barcelonë, për të ndjekur nga afër ecurinë e referendumit për pavarësi.  “Ky referendum do të ketë pasoja serioze politike. Spanja e centralizuar si ajo sot nuk do të mund të ekzistojë në të ardhmen.”

Spanien Barcelona Streik für Unabhängigkeit

Ndërsa në Rijekë të Kroacisë, partia autonome lokale “Lista për Rijekën”, kërkon që presidentja dhe kryeministri i Kroacisë të ndërpresin heshtjen dhe të dënojnë “dhunën brutale” ndaj qytetarëve katalanas. Një shtet i cili ka kërkuar edhe vet solidaritetin e botës deri në arritjen e pavarësisë, nuk ka të drejtë të heshtë, kumtoi kjo parti.

Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia

Nuk dihet nëse është për shkak të Spanjës apo problemeve të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por shumë liderë të shteteve pasuese të ish-Jugosllavisë kanë heshtur për referendumin e pavarësisë në Katalonjë. Ndërkohë që Ballkani Perëndimor ka probleme si asnjë rajon tjetër me tendencat secesioniste, që nga vitet 90-të.

Boshnjakët, serbët, kroatët dhe sllovenët më të moshuar kujtojnë vitet e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Bosnje-Hercegovina ka edhe sot probleme serioze me tendencat për secesion. Por edhe në rajonet tjera ka zëra që kërkojnë më shumë autonomi. Ngjashëm sikur në Katalonjë, edhe në Serbi ka rajone më të fuqishme ekonomike që kërkojnë më shumë autonomi financiare nga qendra në Beograd. Por edhe në Kroaci.

Infografik Karte Balkan states with Republika Srpska ENG

“A ka Istra të drejtë të jetë e pavarur nga Kroacia?”, shtron pyetjen portali “Index.hr”. Por me gjithë faktin që Istra vërtet paguan shumë tatime dhe përfitime në llogari të Zagrebit, politikanët e atjeshëm kanë hedhur poshtë mundësinë e ndonjë referendumi për decentralizimin e Kroacisë. Me siguri që ka njerëz që mendojnë se Istra duhet të jetë e pavarur, thotë politikani Ivan Jakoviç për Index: “Por kjo nuk është politika jonë. Ne duam një autonomi sa më të gjerë të Istrës por jo shtet të pavarur.”

Vojvodina

Ndërsa Vojvodina e ka statusin e krahinës autonome në Serbi që nga viti 1945. Me Kushtetutën e vitit 1974 autonomia ishte zgjedhur edhe më shumë. Por në vitin 1989, kjo autonomi është shkurtuar nga diktatori i atëhershëm serb Sllobodan Millosheviç. Statusi i autonomisë është rikthyer zyrtarisht prapë në vitin 2002. Ndërsa me ndryshimet kushtetuese të vitit 2006 është zgjeruar autonomia financiare. Por Beogradi ka hedhur poshtë deri tani të gjitha kërkesat e Çanakut për rikthimin e autonomisë së vitit 1974.

“Shqipëria e Madhe” dhe rikthimi i konfliktit

Kërkesat e nacionalistëve shqiptarë në Maqedoni dhe jug të Serbisë për bashkim me Kosovën dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” kundërshtohen jo vetëm në Beograd por edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Ajo ka frikë se me ndryshimin e kufijve mund të shpërthejnë edhe konflikte të reja në këto rajone.

Infografik Karte EU und Balkan ENG

Kërkesat dhe kërcënimet më të zëshme për secesion dëgjohen në Bosnje-Hercegovinë. Kroatët e Bosnjes kërkojnë entitetin e tyre. Ndërsa lideri i serbëve Millorad Dodik kërkon prej vitesh mbajtjen e një referendumi dhe ndarjen e Republikës Serpska nga Bosnje-Hercegovina. Tendosjet etnike janë dëshmuar në këto rajone në 15 vitet e fundit si mjeti më i fuqishëm për mbajtjen e pushtetit.

Shpresat dhe dëshpërimet

Tendencat separatiste në shtetet ish-jugosllave kanë dëmtuar edhe procesin e reformave ekonomike. Vetëm Sllovenia mund të krenohet sot me një standard shumë më të lartë jetese se në kohën e ish-Jugosllavisë. Madje edhe Kroacia, si anëtare e Bashkimit Evropian, ka probleme shumë serioze me papunësinë e të rinjve dhe eksodin e shumë njerëzve që duan të punojnë diku tjetër. Varfëria, papunësia dhe ikjet janë pjesë e të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë. Shpresat për një të ardhme më të mirë nuk janë realizuar as në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi.

Bosnje-Hercegovina e bllokuar është me vite të tëra larg statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Një perspektivë të hidhur për të ardhmen ka edhe Kosova si vendi më i varfër në Evropë. Të drejtën e lirisë së lëvizjes pa viza e kanë fituar edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, por jo edhe shtetasit e Kosovës, të cilët detyrohen ende të presin në rende të gjata para ambasadave të huaja. Serbia me të gjitha forcat po bllokon pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 dhe të festuar me eufori të jashtëzakonshme. Gjendja në Kosovë edhe më tej i ngjanë një gjendje të përhershme të një vendi paslufte.

Tags: Ballkanbosnje-hercegovinaKatalonjakonfliktetkroaciaprecedentirikthimi i konfliktitSerbiaShqiperia e MadheVojvodina

TË LIDHURA

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

11:00 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë

08:47 | 08/10/2025
Next Post
Shmangu taksat, BE kërkon nga gjiganti Amazon të paguajë 250 milion euro

Shmangu taksat, BE kërkon nga gjiganti Amazon të paguajë 250 milion euro

Shkarkohet Dritan Sejko, ky është kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Shkarkohet Dritan Sejko, ky është kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

“Deputetë me të shkuar kriminale”, flasin Rakipi e Gjetani pas kërkesës së PD-së

“Deputetë me të shkuar kriminale”, flasin Rakipi e Gjetani pas kërkesës së PD-së







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore
Aktualitet

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

by mirseda
13:49 | 08/10/2025
0

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi...

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

12:56 | 08/10/2025
“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

12:45 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com