Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Prapaskenat/ Cavani ishte pranë kalimit te Benfika, ja pse nuk u realizua

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Prapaskenat/ Cavani ishte pranë kalimit te Benfika, ja pse nuk u realizua

Edinson Cavani është një prej sulmuesve më të mirë në botë, dhe këtë e ka treguar me klubet e mëdha europiane. Në merkaton e verës, urugujani u largua me parametro zero nga Paris SG për të Mançester Junajtid.

Në garë për të marrë shërbimet e tij, ishin edhe skuadra të tjera, përfshirë edhe Benfikën.

Menaxheri i skuadrës portugeze, Manuel Rui Costa deklaroi se e donte Cavanin në ekip, por ai kërkonte një pagë prej 10 milion eurosh në sezon. Për Rui Costën, një 34-vjeçar si Cavani nuk mund të kërkojë shifra të tilla.

“Cavani? Ne e kemi bërë tonën. Ai donte 10 milionë rrogë, dhe për ne nuk është e arritshme. Ne arritëm deri në 7 milionë. Një lojtar pothuajse 34 vjeç nuk mund të kërkojë shifra të tilla. Me gjithë respektin për të, por sa do t’i jepnim një Batistute sot? 50 milion euro? Kam parë gazetarë që e krahasojnë me Batin, të mos bëjmë shaka. Gabrieli ishte një djalë që ngrinte peshë dhomên e zhveshjes. Ai i thyente portat. Të bënte një tripleta kundër  lojtarëve si Nesta, Maldini, Thuram etj … Luante i dëmtuar, pa u ankuar kurrë dhe bëri para vetëm në moshën 29 vjeç, pas viteve te shumtë ku tregoi se kush ishte. Sot lojtarët janë kukulla në duart e menaxherëve. “Unë dua 10 milion”. Por si mund të bëhet një investim i tillë. Do të thotë që paga e të gjithë ekipit duhet të rritet.

Sidoqoftë, është edhe faji i menaxherëve dhe presidentëve. Bota e futbollit duhet t’i japë vetes një ulje të mirë, me paga fikse. A je më i forti në botë? E vërteton në fushë? Ok … 10 milion, sepse je Messi ose Ronaldo. Pjesa tjetër duhet të përshtatet, me paga të qëndrueshme për klubet. Unë shoh djem që shkojnë nga të rinjtë në ekipin e parë, dhe pas gjysmë sezoni të bërë në nivele të mira, trokasin në derë duke thënë “jam duke luajtur mirë, dua 2 milion në sezon, përndryshe do të largohem”. Si? Për ca gola dhe dy lojëra të mira? Nuk mund të ketë diçka të tillë. Ka 24 vjeçarë që marrin 7/8 milion, kjo nuk është diçka normale. Unë them që të gjithë duhet të vendosim, përndryshe futbolli është i destinuar të përfundojë shumë shpejt ”, tha ai.

Tags: benfikaedison cavanimanuel rui costa

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
Basha takim me kryeparlamentarin turk: Turqia mike e çmuar e Shqipërisë

Basha takim me kryeparlamentarin turk: Turqia mike e çmuar e Shqipërisë

Habit Hetem Ramadani: Kam shëruar sëmundje që mjekësia i quan të pashërueshme

Habit Hetem Ramadani: Kam shëruar sëmundje që mjekësia i quan të pashërueshme

Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë

Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

by mirseda
09:33 | 15/12/2025
0

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar një dekret pak të reklamuar, i cili kërkon...

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

09:05 | 15/12/2025
Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

09:01 | 15/12/2025
Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

22:41 | 13/12/2025
Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com