Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pot 300 mijë euro detyrime të pashlyera, tatimet sekuestrojnë Gulf. S’kishte paguar as…

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Pot 300 mijë euro detyrime të pashlyera, tatimet sekuestrojnë Gulf. S’kishte paguar as…

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun Petroleum Albania, e cila tregtonte markën Gulf. Kompania ishte në qendër të vëmendjes tre ditët e fundit, pasi ajo ndërpreu furnizimin me karburant në pikat e saj, ndërkohë që rezultoi që kishte shitur mijëra tollona me çmim më të lirë sesa tregu (120-130 lekë për litër nga 165-178 lekë për litër që është mesatarisht në treg).

Sipas kërkesës së dorëzuar nga tatimet në Qendrën Kombëtare të biznesit, ku i kërkohet kësaj të fundit të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhë të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.Capture-31

 Pjesën më të

madhe të këtij detyrimi, me rreth 66% të totalit është TVSH (27.5 milionë lekë), e ndjekur nga sigurimet me 6.5 milionë lekë, ose rreth 50 mijë euro, një shumë që në fakt u takon punonjësve që kanë punuar në këtë kompani. Në të njëjtën shumë është dhe detyrimi për tatimin e mbajtur në burim, ndërsa për tatim fitimin ka vetëm një gjobë prej 10 mijë lekësh.Tatimet pohojnë se subjektit i është dërguar njoftimi dhe kërkesa për të paguar, por ai nuk ka paguar ende.

Rasti i Gulf

Askush nuk po u jep zgjidhje konsumatorëve që kanë blerë tollona se çfarë do të bëhet, teksa të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Burime nga tregu pohuan se muajin e fundit Gulf kishte shitur tollona edhe me 120 lekë për litër,  që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), në një skemë mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në pikat e pakicës së Gulf është tregtuar nafta e rafinerisë ARMO, e cila ka punuar deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar. ARMO shfrytëzohej nga kompania IRTC (edhe kjo një offshore) që prej tetorit të vitit 2016 dhe e ndërpreu aktivitetin në nëntor 2017, pasi Bankers Petroleum, që e furnizonte me naftë bruto ndërpreu marrëdhënie për shkak të mospagesave. Në momentin që ndërpreu aktivitetin, IRTC kishte rreth 30 milionë euro detyrime të papaguara, sipas burimeve zyrtare të tatimeve në një material për Komisionin e Ekonomisë.

Burime nga tregu pohojnë se krahas tatimeve, Sun Petroleum ka krijuar miliona detyrime edhe ndaj furnitorëve.

Burimi: Monitor.al

Tags: 300 mijëdetyrimeeuroGulfkishtenukpaguarpashlyerasekuestrojnëtatimet

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit
Politikë

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

16:19 | 11/12/2025
Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin
Aktualitet

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

15:08 | 11/12/2025
Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”
Aktualitet

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Next Post
Foto/Haradinaj kudo me flamurin kuqezi

Foto/Haradinaj kudo me flamurin kuqezi

Budva pranë zgjedhjeve të parakohëshme

Budva pranë zgjedhjeve të parakohëshme

Nis ‘lufta’ e re mes Trump dhe Putin, tashmë për makina

Nis 'lufta' e re mes Trump dhe Putin, tashmë për makina







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit
Politikë

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

by mirseda
16:19 | 11/12/2025
0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka uruar Klodian Brahon pas zgjedhjes në kryen të...

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

15:08 | 11/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

14:47 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com