Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Politikë, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo filloi të premten në mëngjes një vizitë zyrtare në Malin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Menjëherë pas arritjes në kryeqytetin e Malit të Zi, Pompeo filloi takimet me zyrtarët më të lartë malazezë, presidentin Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin Dushko Markoviç.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, sekretari Pompeo konfirmoi se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.

“Në shikojmë në ju dhe qeverinë tuaj si udhëheqës në përpjekjet rajonale në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave”, tha Pompeo në konferencën me gazetarë pas takimit më zyrtarët e Malit të Zi.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Malit të Zi, si partnerë dhe aleatë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“SHBA-ja shpreson të dorëzojë automjete të lehta taktike me vlerë 36 milionë dollarë aleatit tonë të NATO-s pasi të përfundojë kjo marrëveshje” konfirmoi ai.

Ndërsa kryeministri malazez, Dushko Markovic e quajti vizitën e sekretarit Pomepo si historike dhe premtoi se do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimin e mëtejshëm të gjyqësorit dhe lirinë e mediave.

“Është e rëndësishme në aspektin strategjik që SHBA-ja dhe BE-ja të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Markovic.

Mali i Zi është anëtari më i ri i NATO-s. Ky vend u anëtarësua në aleancën veriatlantike në qershorin e vitit 2017, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë.

Para nisjes së vizitës së Pomepos në Mal të Zi për të shkuar më pas në Maqedoninë e Veriut, një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se sekretari Pompeo gjatë vizitave të tij, do të diskutojë për “përpjekjet ruse për të nxitur përçarje” në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

“Është në dorën e këtyre shteteve sovrane dhe të pavarura, si dhe njerëzve të tyre, që të marrin vendime në drejtimin që duan të shkojnë dhe vendimi i tyre për t’u anëtarësuar në NATO, mendoj se ka qenë i rëndësishëm për ta”, ka thënë ky zyrtar.

Zyrtari amerikan ka përmendur edhe përpjekjen për puç më 2016 në Mal të Zi, që kishte për qëllim të ndalte planet e Podgoricës për t’u anëtarësuar në NATO.

Një gjykatë malazeze lidhur me këtë ngjarje ka dënuar politikanë opozitarë.

Rusia gjithashtu është përpjekur që të nxiste përçarje lidhur me marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, lidhur me kontestin e emrit, që sipas këtij zyrtari amerikan, i hap rrugën Shkupit që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raportoi Express.

Tags: Gjukanoviçmali i ziPompeo

TË LIDHURA

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona
Bota

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Next Post
Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës

Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës në Durrës

Braçe: Punonjësit të shtetit i bëhet presion nga organi i akuzës

Braçe: Punonjësit të shtetit i bëhet presion nga organi i akuzës

Divorci me Aleksin dhe tradhtia me një ish-deputet, Rudina Dembacaj shuan heshtjen

Divorci me Aleksin dhe tradhtia me një ish-deputet, Rudina Dembacaj shuan heshtjen







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

by mirseda
21:06 | 13/10/2025
0

Në Komisionin e Ligjeve u shpall sërish vakanca për Avokatin e Popullit. Opozita doli kundër procedurës pasi...

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com