Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Policja e luksit nga Elbasani dhe policët e të gjithë Shqipërisë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Baza detare e NATO-s në Pashaliman, Shqipëria dhe lufta në Ukrainë

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga: Roland Qafoku

Më shumë se sa indinjimi i masës së njerëzve, më rezulton me oficeren e policisë Anisa Kostani nga Elbasani janë indinjuar shumica e policisë. Në fakt, ata nuk janë tronditur për të njëjtën arsye, sepse e kanë ditur shumë më parë se sa publiku se në radhët e policisë ka edhe një vajzë që jo vetëm nuk ka lidhje me policinë, por nuk duhet të jetë kurrë pjesë e saj. Kjo pjesë e policisë, madje për atë që ajo bënte e sillej ka qenë e bindur se një ditë prej ditësh kjo vajzë do bëhej pjesë e një skandali dhe do merrte atë që meritonte. Janë policë që kanë rroga të ulta dhe jetën e bëjnë të thjeshtë. Mezi nxjerrin muajin dhe nuk u shkon mendja për diçka më shumë se sa konsumi i ushqimit ditor. Sakrifikojnë në punën e tyre duke u munduar e përpjekur ta bëjnë atë sa më mirë. Punojnë me orar dhe pa orar me shërbime në ndjekje të kriminelëve, në menaxhimin e trafikut rrugor, apo me çfarëdo lloj angazhimi që u caktojnë dhe nuk u dëgjohet fare zeri.

Sakrifikojnë edhe për familjen duke i siguruar gjërat më minimale të jetës, rrezikojnë edhe jetën dhe nuk u shkon mendja as të krekosen e fryhen si gjela duke treguar luks. Nënoficerë dhe oficerë, me grada të ulta apo të larta, këta janë masa dërrmuese e policisë shqiptare dhe në këtë histori nuk ka vend për politizim. Të paktën për disa dekada kjo ka qenë gjendja. Por çfarë ndodhi që një oficere policie me gradën e lartë Nënkomisare, që më shumë tregonte hiret se sa punën e saj, të shfrynte ndaj disa gazetarëve, e ofenduar se ata kishin lyer me bojë të zezë punën e policisë? Përse bëri atë reagim sikur e kishte pickuar grenza? Si ka mundësi që arriti deri në pikën që kjo oficere mori pozitën si të ishte një drejtore rajonale e policisë dhe ti mbetej asaj në dorë t’i mbronte nderin e “nëpërkëmbur” policisë? Statusi i saj me 249 fjalë tregon shumë. Së pari dyshoj që e ka shkruar ajo. Ndonëse ka treguar kujdes, duke u sforcuar për të mos bërë gabime drejtshkrimore, i ka bërë ato me okë. Mendimi dhe gjuha e përdorur është i një niveli i një mësuese fshati pa arsim të lartë dhe për pak i afrohet një analfabeti funksional. Gjuha është vulgare, inatçore dhe pa fre. Mllefi është i akumuluar dhe duket sikur i kanë prekur atje ku nuk mban më. Megjithatë, kjo analizë më shumë vlen për Drejtorinë e Standarteve Profesionale që do e marrë në shqyrtim. Në fakt fare, mua nuk më intereson jeta e saj private. Nuk më intereson as gjarpri i saj, e as sa bukur del me bikini në instagram. Mua më shqetëson fenomeni “Kostani”, një model i papranueshëm për shumicën e policëve të shtetit shqiptar.

Në të gjithë këtë histori ajo nuk tregoi thjesht mungesë etike, siç duan ta paraqesin disa apo të tjerë që e relativizojnë duke thënë se e gjithë ky reagim është bërë nga xhelozia ndaj bukurisë së saj. Kjo tregoi se sa probleme themelore ka në policinë shqiptare. Nuk ma rrek fare mendja se si një vajzë me një nivel kaq të mirë ekonomik, me makina, skafe dhe veshje luksi dhe mundësinë për të frekuentuar lokale të shtrenjta, për të mbajtur një kafshë dekorative në shtëpi, të ketë zellin dhe dëshirën për tu bërë police. Lëre pastaj të ketë zell dhe dëshirë me tepri për të bërë karrierë dhe për të luftuar krimin. Dhe po flasim jo për një police dokudo, por për një oficere me gradën nënkomisare. Pas luksit të oficeres nga Elbasani fshihen probleme të tjera nga e cila realisht vuan policia jonë sot. Nuk është problem luksi i një vazje. As bukuria e saj e as fakti që një police ka instagram dhe facebook. Ka jo pak oficerë policie që i përdorin rrjetet sociale. Por ama nëse ato i lexon nuk kanë asnjë ngjashmëri me Kostanin. Problemi i shoqërisë sonë është luksi i shfrenuar i një oficereje të policisë, etika e një oficereje të policisë, stili i saj përçmues ofendues dhe denigrues. Dhe ta krahasoshs këtë luks me atë pjesën tjetër të policisë që sakrifikon gjithçka, është për të vënë duart në kokë. Epo kjo nuk është as policja që duam dhe kjo nuk është modeli i policisë që duam.

LUKSI NË NJË POLICI ME RROGA TË ULTA

Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta. Asnjë rritje sado e vogël apo e madhe nuk e plotësosn sakrificën e pjesës së madhe të tyre. Por edhe më shqetësuese se kjo është që një pjesë e policëve ndonëse paguhen pak, tregojnë shumë luks. Madje fakti që nuk kanë as sofistikimin ta fshehin këtë luks por krekosen duke u mburrur me këtë luks i bën ata të pështirë për masën tjetër të policisë. Mua më shqetëson fakti që policët tanë janë me rroga të ulta por një pjesë e tyre lëvizin me makina 100 mijë euro. Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre jetojnë në vila luksoze. Mua më shqetëson fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre dhe familjarët e tyre reklamojnë disa palë pushime në vit në resortet më luksoze të globit. Mua më shqetëson shumë fakti që policët tanë kanë rroga të ulta por një pjesë e tyre në rrjetet sociale ata dhe familjarët e tyre nxjerrin foto të hipur në avionë që udhëtojnë kryq e tërthor globit. Kjo nuk do as mend e as aftësi të madhe investiguese: Këta janë policë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Këta janë policë që ushqehen dhe mbahen nga krimi. Kjo nuk është as policia që duam e as modeli i policisë që duam. A është e vështirë që këta lloj policësh t’i hetosh dhe t’i largosh nga radhët e policisë? Sigurisht që jo. Ata që i kanë bërë pjesë të policisë dhe ata që i mbajnë në polici duan ti kenë dhe dëshirojnë ti mbajën aty. Problemi janë ata dhe jo vetëm ky kontigjent.

SHQETËSIMI MË I MADH

Një polic i këtij kalibri jo vetëm nuk është nder i policisë por është më shumë se sa turp i policisë. Ai është kontigjent i grupeve kriminale për të qenë i rekrutuar prej tyre. Nuk ka qenie më të pështirë në radhët e policisë se sa një polic që dekonspiron aksionet e kolegëve të vet, që spiunon denoncimet e qytetarëve ndaj shkelësve të ligjit, që më parë se sa të veprojë ndaj një krimimeli, lajmëron autorin të largohet se po vjen polcia. Tipi i këtij polici ka më shumë tendencë të jetë i zhytur në luks. Të jetë i krekosur, i sigurtë për atë që bën. Pse jo ky tip merr edhe lëvdata. Madje edhe nga një pjesë e publikut dhe e medias së sëmurë. Dhe si i tillë ai gjithnjë i rritet siguria. Rend brenda rendit është një aksiomë që unë e kam përmendur shpesh në analizat e mia. E theksoj dhe do ta shkruaj sa herë do kem mundësi: Eficenca e policisë shqiptare do jetë më e madhe nëse largon nga radhët e saj pikërisht këta lloj oficerësh.

REFORMA E THELLË NË POLICI

Duhet thënë se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka bërë një punë të lavdërueshme. Por a mjafton puna e kësaj strukture? Kurrën e kurrës. Në polici duhet të marrë fund që policët nuk janë brenda kornizave të caktuara në ligjet dhe rregullat. Dhe kjo duhet të nisë që nga rekrutimet në Akademinë e Policisë e deri në ngritjen në karrirë. Nëse kjo do funksiononte, nënkomisarja nga Elbasani as nuk duhet të ishte pranuar në shkollë. Nuk duhet të ishte bërë pjesë e policisë. Ajo jo vetëm i kishte kaluar këto shkallë por kishte arritur në nënkomisare? Policia ka nevojë të shkundet dhe kjo duhet të nisë me emergjencë nga kupola e saj deri në njësinë më të ulët. Është imediate.

Tags: Anisa Kostanielbasanipolice

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Një tjetër shqiptare shpallet kampione Europe, por me flamur tjetër

Një tjetër shqiptare shpallet kampione Europe, por me flamur tjetër

Policia e Pakistanit akuzon ish-kryeministrin për akt t*rrorist

Policia e Pakistanit akuzon ish-kryeministrin për akt t*rrorist

Çfarë është gripi i domates që po përhapet në Indi? Simptomat dhe trajtimi

Çfarë është gripi i domates që po përhapet në Indi? Simptomat dhe trajtimi

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com