Tre djem të akuzuar për armëmbajtje pa leje kanë dalë para gjykatës. Në mesin e tyre është edhe i riu shqiptar Rexhino Arapaj. Ndërsa, BBC shkruan se bashkëpunëtori i tyre u qëllua për vdekje nga policia në autostradën M62.
Mohsin Amin, Rexhino Arapaj dhe David Butlin po lëviznin në dy makina bashkë me Yassar Yaqub në janar të vitit 2017. Policia e armatosur qëlloi dhe la të vdekur në vend Yaqub pranë Huddersfield.
Djemtë të cilët udhëtonin në dy makina, u rrethuan nga policia në kryqëzimin 24 më 2 janar. Të gjithë mohojnë akuzat për posedim të armëve të zjarri dhe municioneve. Këto janë pretendimet e të arrestuarave të cilët kanë dalë para Gjykatës së Lidsit.
Yaqub, vdekja e të cilit është objekt i një hetimi nga IOPC, ishte pasagjer në mjetin “ Audi A4” të bardhë, të cilin po e drejtonte Amin, 32 vjeç.
Lëvizjet e grupit
Prokurori Peter Moulson tha Yaqub ishte duke mbajtur një qese të zeze në dorë ndërsa kishte hyrë në një kafene në Bradford. Ai shtoi se kur ai u largua nga kafeneja, Yaqub e kishte qesen sërish me vete madje ai kishte vendosur edhe doreza.
Ndërsa mjeti i dytë n “VW Scirocco”, drejtohej nga Butlin, 39-vjeç ndërsa shqiptari Arapaj ishte pasagjer. Automjeti i tyre dhe “Audi” u larguan nga Bradford dhe po udhëtonin drejt Huddersfield kur u ndaluan nga policia.
Gjatë ndalimit Yaqub u qëllua dhe u vra nga policia. Gjatë kontrollit që u ushtuar në “Audi” u gjet një pistoletë nën sediljen e pasagjerit, së bashku me një silenciator dhe një qese me municione.
Policia gjithashtu gjeti telefona celularë, disa prej të cilave ishin të koduar. Moulson tha se policia ka zbardhur mesazhe të shkëmbyera mes Amin dhe një njeriu të paidentifikuar, të njohur si RAA. Por tre të akuzuar i mohojnë akuzat për posedim të armëve të zjarrit. Gjyqi ndaj tyre vazhdon./TIRANA TODAY/