“Policia mund të përdorë plumba gome kundër protestuesve”, ky ishte vendimi i gjykatës më të lartë franceze që njihet si Këshilli i Shtetit.
Kjo do të thotë se oficerët e policisë do të kenë të drejtën t’i përdorin ato gjatë protestave të javës së 12-të të “jelekë-verdhëve”që protestojnë këtë të shtunë.
Këto plumba gome janë përgjegjësit kryesorë për plagosjen e shumë protestuesve të cilët kanë qenë dukshëm kundër qeverisë për gati tre muaj.
Disa nga këto lëndime përfshijnë sytë e dëmtuar, duart e lënduara dhe gjymtyrët e thyer. Një hulumtim i gazetës franceze “Çlirimtare” zbuloi se deri më 30 janar, 144 persona u plagosën në protesta, 92 prej të cilave u shkaktuan nga plumbat e gomës.
Megjithëse asnjë oficer nuk është qortuar deri më tani për përdorimin e tyre, qeveria njoftoi javën e kaluar se të gjithë policët e pajisur me plumba gome do të duhej të mbanin gjithashtu një kamerë.