Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Policia e Tiranës i bën kallëzim penal për PD-në

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Policia e Tiranës i bën kallëzim penal për PD-në

Edhe pse protesta e 13 majit në Tiranë kaloi pa asnjë incident, kjo duket se nuk e ka shpëtuar Partinë Demokratike nga padia e policisë për “organizim të tubimeve të paligjshme”.

Drejtoria e policisë së Tiranës mësohet se ka referuar në prokurori  pas protestës kallëzimin penal duke pretenduar për shkelje të ligjit për tubimet.

Kallëzimi mësohet se nuk ka emra të përveçëm por evidenton se protesta e PD para, gjatë dhe pas saj, është kryer në kushtet e nenit 262 të Kodit Penal.

 Mësohet se referimi i bërë nga policia të premten e javës që shkoi është marrë për vlerësim nga prokurori Valentin Prençi, i cili ka qenë në gatishmërinë e hetimit të ngjarjeve në ditën e protestës së PD.

Burime të prokurorisë nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë kallëzim të policisë, por nga ana tjetër mësohet se në referimin e policisë, pretendohet se protesta në fjalë ka shkelur pikërisht kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënies e lejes.

Pavarësisht përmbajtjes së padisë penale të policisë për protestën e PD, duket se tashmë do të jetë prokuroria ajo që do të japë vlerësimin e saj.

Neni mbi bazën e të cilit është bërë kallëzimi, parashikon se: Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, shkruan Panorama.

Një ditë para protestës, policia në një deklaratë, theksoi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.

Sipas deklaratës, Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim edhe një çështje tjetër në lidhje me protestat e PD muajt e fundit, pasi policia ka kallëzuar deklaratat e thirrjet e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të kësaj force politike për tubimin që parashikohej të zhvillohej në Kavajë më 7 maj.

Tubimi nuk u mbajt pasi zgjedhjet e parashikuara në këtë atë u anuluan për shkak të tërheqjes së kandidatit të PS.

Tags: kallëzim penalPDPolicia e Tiranes

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari
Aktualitet

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari

10:24 | 25/02/2026
E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 16 maj 2017

Shtypi i ditës, 16 maj 2017

Shtypi nga bota, 16 maj 2017

Shtypi nga bota, 16 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 16 maj?

Çfarë ka ndodhur më 16 maj?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë
Aktualitet

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë

by mirseda
13:35 | 25/02/2026
0

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do...

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

13:05 | 25/02/2026
BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

13:03 | 25/02/2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

12:27 | 25/02/2026
“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com