Edhe pse rreth një muaj më parë Conor McGregor lajmëroi se do tërhiqej nga sporti i arteve marciale mikse, ai ka kërkuar revanshin me Khabib Nurmagomedov. Irlandezi është shprehur se lufta mes tyre nuk ka mbaruar dhe se rivali i tij është duke vrapuar nga frika.
McGregor dhe Khabib zhvillua një përballje që u mbyll me një përleshje masive mes dy grupeve në tetor të vitit 2018 në UFC 229, ku rusi fitoi me submission.
McGregor nuk ka luftuar që prej atij momenti dhe duke folur për Tony Robbins, ai ka kërkuar revanshin.
“Në fund të fundit, isha unë ai që dha grushtin e fundit të asaj mbrëmjeje, mu në syrin e vëllait të tij. Kështu që, megjithëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lufta shkoi siç e kisha parashikuar.
Lufta nuk ka mbaruar. Nëse kjo ndeshje nuk zhvillohet përsëri, atëherë do të jetë faji i tyre. Ata po vrapojnë nga frika, unë jam gati për ndeshjen, jam gati për revanshin.”