Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Po sikur teknologjia jonë të kthehet kundër nesh?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Po sikur teknologjia jonë të kthehet kundër nesh?

Nga Tyler Cowen

“Bloomberg”

Thuhet shpesh se mënyra si duhet të reagojmë ndaj ndryshimeve klimatike, është problemi kryesor i kohës që po jetojmë. Por ndërsa ajo është padyshim e rëndësishme, unë kam një tjetër shqetësim:Si do ta parandalojmë mundësinë që teknologjitë tona të reja dhe shpesh të shkëlqyera, të përdoren si një armë kundër nesh?

Dhe e përdor jo pa qëllim termin “armë”, pasi sot teknologjia po përdoret në sulmet ajrore me dronë. Pastaj kemi sulmet kibernetike, përdorimet armiqësore të Inteligjencës Artificiale dhe sulmet nga hapësira, armët biologjike etj.

Është një gjë e mirë që bota po del nga një periudhë e stanjacionit teknologjik. Por pikërisht këtu qëndron edhe rreziku:Është një parim i përgjithshëm i historisë botërore, sipas të cilës teknologjitë e reja, madje edhe ato më të dobishmet, përdoren në fund si armë dhe si instrumente lufte.

Kjo ka qenë dikur e vërtetë për kalin, hekurudhën, avionin dhe natyrisht energjinë bërthamore. Dhe ka të ngjarë të jetë e vërtetë edhe për këto zhvillime të reja. Sulmet me dronë dhe ato kibernetike, janë tashmë forca të rëndësishme në shumë pjesë të botës.

Mbi të gjitha në Lindjen e Mesme dhe rajonet përreth, dhe po rezultojnë të jenë shumëefektive. Është e sigurt të thuhet se ato do të përhapen në shumë pjesë të tjera të botës, dhe do të përdoren me një frekuencë më të madhe.

Në përgjithësi, shumë amerikanë i shohin sot sulmet kibernetike si një problem tregtar ose burokratik. Por mjete të tilla kanë potencialin të mbyllin pjesë të rëndësishme të ekonomisë, ose të neutralizojnë disa asete ushtarake.

Inteligjenca Artificiale armiqësore, sulmet nga hapësira dhe armët biologjike mund të përshkallëzohen akoma më shumë. Por të paktën disa nga këto teknologji, mund të bëhen faktorë kryesorë strategjikë brenda disa dekadash. Shumica e ideologjive aktuale, janë të papërgatitura për këtë botë të re që po vjen.

Këto probleme nuk kanë ndonjë zgjidhje të dukshme, dhe nuk ofrojnë as ndonjë mjet domethënës për të ofruar ndonjë avantazh politik. SHBA nuk ka bërë ndonjë përparim domethënës në përgatitjen për pandeminë e ardhshme, pavarësisht se mbi 2.500 amerikanë povdesin në ditë nga Covid-19.

Pikëpamjet standarde të “skifterëve” të politikës së jashtme, kërkojnë më shumë shpenzime për mbrojtjen kombëtare. Pavarësisht nëse jeni apo jo dakord, këto ideologji nuk adresojnë domosdoshmërisht pyetjet e duhura.

Ciklet e prokurimit mund të zgjasin një dekadë ose më shumë, por teknologjitë përkatëse po përparojnë çdo vit që kalon. Për më tepër, ushtria amerikane e ka gjithnjë e më të vështirë të joshë talentet më të mira, duke pasur parasysh pagat e larta në sektorin e teknologjisë.

Shumica e ideologjive të Evropës, sidomos në Gjermani, supozojnë se këto probleme nuk do të mbërrijnë asnjëherë në vendet e tyre. Por një luftë e mundshme midis Rusisë dhe Ukrainës,mund të shërbejë si një zgjim i vrazhdë nga gjumi.

Nga ana tjetër Kina, zotëron një ideologji për t’i adresuar këto çështje: ideologjinë e mbikëqyrjes. Mbetet për t’u parë nëse këto mjete, të praktikuara mbi popullsinë e saj, por edhe jashtë vendit, do ta bëjnë Kinën më të qëndrueshme, ose do të çojnë në beteja të brendshme për pushtet politik.

Në çdo rast, qëllimi duhet të jetë mbrojtja nga këto ideologji autokratike, dhe jo përqafimi i tyre. SHBA-ja është i vetmi vend i madh që praktikon nivele të krahasueshme të mbikëqyrjes, megjithëse më shumë në vendet e tjera, sesa mbi popullsinë e vet.

Për Amerikën, ajo është më pak një ideologji, sesa një praktikë e fshehtë që pretendon të qëndrojë e ndarë nga pjesa tjetër e ideologjive kryesore amerikane (të cilat me të drejtë kanë aspektet e tyre imperialiste).

Pavarësisht se cili është këndvështrimi juaj për Eduard Snouden, ai ka pushuar së qeni një figurë kryesore publike, ose nuk ka shkaktuar shumë debate vitet e fundit. Amerikës mund t’i duhet thjesht të presë derisa të ndodhë diçka vërtet katastrofike, përpara se të trajtojë çështjet e përdorimit si armë të teknologjive të tilla.

Ka disa ideologji që trajtojnë një pjesë të këtij problemi. Qarqe të ndryshme, veçanërisht ato që fokusohen tek rreziqet e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI), kanë frikë se njëAI super-inteligjente do të zhvillojë një mendje të vetën, e cila do të na imponojë vullnetin e saj, ose mund të përfshihet në aktivitete dashakeqe.

Ky mund të jetë një shqetësim real, por frika ime është më e përgjithshme. Nëse AGI është kaq i fuqishëm, atëherë është e arsyeshme që produktet e ndërmjetme, në lidhje me përpjekjet njerëzore, të shkaktojnë shumë konflikte ushtarake.

Ata që janë kundër risive, e kanë gjithashtu një ideologji. Ata mendojnë se zhvillimi i teknologjive të reja duhet të ndalet fare. Dikush mund të debatojë mbi raportin përfitim-kosto të këtij vendimi, por mjafton të thuhet se Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera rivale nuk kanë plane të tilla, dhe se SHBA-ja nuk ka asnjë zgjidhje tjetër reale, përveçse të përpiqet të qëndrojë përpara tyre në këtë garë.

Ky nuk është një vizion shumë shpresëdhënës për të ardhmen, por e tillë është situata. Për atë që mund të jetë çështja më e rëndësishme e kohës sonë, Amerika ka kryqëzuar gishtat duke shpresuar për më të mirën. /bota.al

Tags: teknologjiTyler Cowen

TË LIDHURA

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën
Bota

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

20:22 | 01/10/2025
Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën
Bota

Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

19:47 | 01/10/2025
Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth
Bota

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth

19:05 | 01/10/2025
Next Post
Shefi i OKB-së: Pushtimi i Ukrainës do të ishte “hap katastrofik”

Shefi i OKB-së: Pushtimi i Ukrainës do të ishte "hap katastrofik"

Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama zbulon qëndrimin që do mbajë Shqipëria

Rama reagon pas vendimit të Kushtetueses që nuk shkarkoi Metën

Inceneratorët/Subashi dëshmon në SPAK

Inceneratorët/Subashi dëshmon në SPAK

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

by mirseda
21:17 | 01/10/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me Kreun e PDIU, Shpëtim...

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
Serbi-Shqipëri shpallet “ndeshje me rrezik të lartë për sigurinë” nga serbët, përmendet edhe ndeshja e vitit 2014

Serbi-Shqipëri shpallet “ndeshje me rrezik të lartë për sigurinë” nga serbët, përmendet edhe ndeshja e vitit 2014

20:31 | 01/10/2025
Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

20:22 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com