Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Po sikur Revolucioni Rus të mos kishte ndodhur kurrë?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Po sikur Revolucioni Rus të mos kishte ndodhur kurrë?

Revolucioni i Tetorit, i organizuar nga Vladimir Lenini, pikërisht një shekull më parë, është ende sot i rëndësishëm në aspekte që do të dukeshin të paimagjinueshme kur u shemb komunizmi sovjetik. Marksizëm-leninizmi (ndonëse në një format unik kapitalisto-maoist), vazhdon të drejtojë sot Kinën, superfuqinë në rritje të botës, megjithëse e njëjta ideologji po rrënon Kubën dhe Venezuelën.

Ndërkohë, Koreja e Veriut, një monarki leniniste dystopiane, e pajisur me armë bërthamore, po tmerron botën. Ajo çka është edhe më e çuditshme:komunizmi, po përjeton një ringjallje në Britaninë demokratike: Jeremy Corbyn, një gati-leninist i maskuar si një i majtë tradicional, është politikani më ekstremist që ka drejtuar ndonjëherë një nga dy partitë kryesore të Britanisë, dhe po përparon drejt ngjitjes në pushtet.

Por ka ndërkaq edhe një ringjallje të taktikave të Leninit. Ai ishte një gjeni i sofistikuar i fitimit të pamëshirshëm në lojën me shumën zero, e shprehur kjo nga fraza e tij tipike “Kto kovo?” – që do të thotë, “Kush, cilit?”, duke pyetur se kush kontrollon kë, dhe më e rëndësishmja, kush vret kë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është në disa aspekte personifikim i një bolshevizmi të ri të së djathtës, ku qëllimet justifikojnë mjetet, dhe taktikat e pranueshme përfshijnë gënjeshtrat dhe zënkat, dhe shfrytëzimin e tyre që Lenini i quante idiotë të dobishëm. Nuk është rastësi që strategu kryesor i fushatës së Presidentit Trump, Steve Bannon, mburrej dikur: “Unë jam një leninist!”.

Njëqind vjet më vonë, meqë ngjarjet e asaj kohe vazhdojnë të ndjellin dhe frymëzojnë, Tetori 1917 ka një efekt epik, mitik dhe hipnotik. Efektet e tij qenë kaq të mëdha, sa që duket e pamundur të mos ndodhte ajo që ndodhi. E megjithatë mundej edhe të mos ndodhte. Nuk kishte asgjë të pashmangshme në lidhje me Revolucionin Bolshevik.

Deri në vitin 1917, monarkia Romanov po degradonte me shpejtësi, por perandorët e saj mund ta kishin shpëtuar veten, nëse nuk do të humbnin shanset e përsëritura për t’u reformuar. Monarkitë e tjera absolute të Evropës – Osmanët, Habsburgët – u shembën për shkak se u mundën në Luftën e Parë Botërore. A do të kishin rënë edhe Romanovët, nëse do të kishin mbijetuar qoftë edhe vetëm për një vit tjetër, sa për të kremtuar me aleatët fitoren e luftës në nëntor 1918?

Në vitin 1913, policia sekrete e Carit e kishte shpërndarë dhe shpërbërë opozitën. Pak para rënies së Carit, Lenini i tha në një moment gruas së tij se revolucioni “nuk do të ndodhë sa të jemi ne gjallë”. Në fund, qe një kryengritje popullore spontane dhe e ç’organizuar, si dhe një krizë besnikërie në rradhët e ushtrisë ndaj Carit, ajo që e detyroi Nikollën II të abdikojë.

Kur mbërriti ai moment, Lenini ndodhej në Cyrih, Trocki në Nju Jork dhe Stalini në Siberi. Lenini mendoi fillimisht se ishte “një mashtrim”. Ai ishte me fat që Gjermania e futi atë në skenë si një “bacil”(nëpërmjet të ashtuquajturit Treni i Mbyllur) për ta nxjerrë Rusinë nga lufta. Në Petrograd, Lenini, i ndihmuar nga radikalët tjerë, Trocki dhe Stalini, duhej të mposhtnin shokët e tjerë bolshevikë, të cilët propozonin një bashkëpunim me qeverinë e përkohshme, dhe t’i detyronin ata të binin dakord me planin e tij për një grusht shteti. Qeveria duhej ta kishte gjetur dhe vrarë, por nuk e bëri këtë. Dhe ai pati sukses.

Edhe “sulmi i stuhishëm” mbi Pallatin e Dimrit – i ngulitur në kokën e njerëzve nga propaganda e viteve 1920, si një triumf i popullit – nuk qe aspak e tillë. Lenini e pranonte, se iu deshën disa ditë për të pushtuar godinat kryesore të qeverisë, ndërkohë që vetë Pallati u vu nën kontroll duke hyrë nga dritaret e hapura dhe të pambrojtura nga askush, me përjashtim të kadetëve adoleshentë – e pasuar nga një ‘baçhanalia’, me bolshevikët e dehur që festuan për orë të tëra në suitën e Carit.

Tetori mund të paralajmëronte një periudhë të përkohshme afatshkurtër, si shumë revolucione të tjera të dështuara të asaj kohe. Çdo sulm i koordinuar nga ushtritë e bardha, pala tjetër në luftën civile ruse, apo ndonjë ndërhyrje nga forcat perëndimore do t’i kishte dëbuar bolshevikët. Gjithçka varej nga Lenini. Ai qe shumë pranë rrëzimit nga një grusht shteti nga partnerët e koalicionit rebel, por e farkëtoi vetë fatin e tij, me një kombinim të pasionit ideologjik, pragmatizmit të tij të pamëshirshëm, gjakderdhjes së pakontrolluar, dhe vullnetit për të ngritur një diktaturë.

Dhe nganjëherë, ai thjesht shumë fat: Më 30 gusht 1918, qëllohet ndërsa po mbante një fjalim, para një turme punëtorësh në një fabrikë në Moskë. I mbijeton atentatit. Sikur ndonjë nga këto ngjarje të kishte zhdukur Leninin, kohët tona do të ishin rrënjësisht të ndryshme. Pa Leninin, s’do do të kishte asnjë Hitler.

Hitleri ia detyronte pjesën më të madhe të rritjes së mbështetjes ndaj tij, elitave konservatore, të cilat kishin frikë nga një revolucion bolshevik në tokën gjermane, dhe besonin se ai vetëm mund ta mposhtte marksizmin. Pjesa tjetër e programit të tij radikal, u justifikua gjithashtu nga kërcënimi i revolucionit Leninist.

Anti-semitizmi i tij, plani i tij anti-sllav “Lebensraum” (sigurimi i hapësirës jetike për kombin gjerman), dhe mbi të gjitha pushtimi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, u mbështetën nga elita dhe populli gjerman, për shkak të frikës nga ajo që nazistët e quajtën “Judeo-Bolshevizmi”.

Pa Revolucionin Rus të vitit 1917, Hitleri kishte të ngjarë të përfundonte duke pikturuar kartolina. Asnjë Lenin, asnjë Hitler – dhe shekulli i XX bëhet i paimagjinueshëm. Në fakt, vetë gjeografia e imagjinatës sonë bëhet e paimagjinueshme. Lindja do të dukej po aq e ndryshuar sa edhe Perëndimi. Mao, i cili mori ndihma të mëdha nga sovjetikët në vitet 1940, nuk do ta kishte pushtuar Kinën, e cila mund të qeverisej ende nga familja e Chiang Kai-Shek.

Frymëzimet që “iluminuan” malet e Kubës dhe xhunglat e Vietnamit, nuk do të kishin ndodhur kurrë. Kim Jong-Un, një kopje qesharake e Stalinit, nuk do të ekzistonte. Nuk do të kishte asnjë Luftë të Ftohtë. Qerthulli i pushtetit, ka të ngjarë të ishte po aq vicioz – vetëm se në një formë të ndryshme.

Revolucioni Rus, mobilizoi një pasion popullor në mbarë botën, të bazuar tek marksizëm-leninizmi, dhe të nxitur nga zelli mesianik. Ndoshta, pas tre feve abrahamike, vrulli më i madh mijëvjeçar i historisë njerëzore. Ky idealizëm i virtytshëm, justifikonte çdo monstruozitet. Bolshevikët admiruan fushatat spastruese të Mbretërimit të Terrorit të Robespierit: “Një revolucion pa skuadrat e pushkatimit, është i pakuptimtë!”- thoshte Lenini.

Bolshevikët krijuan revolucionarët e parë profesionistë, shtetin e parë tërësisht policor, mobilizimin e parë modern të masave, në emër të luftës së klasës kundër anti-revolucionarëve. Bolshevizmi qe një grup mendimesh, një kulturë idiosinkratike, me një pikëpamje intolerante e paranojake, të fiksuar pas ideologjisë së ashpër marksiste. Zelli i tyre justifikonte vrasjet masive të të gjithë armiqve, të vërtetë dhe ata potencialë, jo vetëm nga Lenini apo Stalini, por edhe Mao, Pol Poti në Kamboxhia, Mengistu Haile Mariam në Etiopi.

Ai krijoi ndërkaq kampet e punës të skllevërve, katastrofën ekonomike dhe dëmet e parrëfyeshme psikologjike. Dhe pastaj ja ku është Rusia, pasardhësja e Bashkimit Sovjetik. Fuqia e presidentit Vladimir Putin, mundësohet nga ish-oficerët e tij të KGB-së, trashëgimtarët e Leninit dhe policisë sekrete të Stalinit. Zoti Putin dhe regjimi i tij, kanë adoptuar taktikat leniniste të “konspiratsia” dhe “dezinformatsiya” (konspiracionit dhe dezinformacionit), të cilat janë bërë të përshtatshme për teknologjitë e sotme.

Amerikanët mund të kenë shpikur internetin, por e panë atë (në mënyrë dekadente) si një mjet për të bërë para ose (naivisht) si një klikim magjik drejt lirisë. Rusët, të edukuar me cinizmin leninist, e shfrytëzuan atë për të minuar demokracinë amerikane.

Putin mban zi për rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit XX-të, megjithatë ai e konsideron Leninin si agjentin e kaosit në mesin e dy epokave të madhështisë kombëtare – Romanovët para Nikollës II (Pjetri i Madh dhe Aleksandri III, janë më të preferuarit) dhe lavdinë e superfuqisë së Bashkimit Sovjetik nën sundimin e Stalinit.

Zoti Putin e paraqet veten si një Car – dhe si çdo Car, mbi gjithçka tjetër ai ka frikë nga revolucioni. Kjo është arsyeja pse fitorja kundër Gjermanisë në vitin 1945, dhe jo Revolucioni Bolshevik i vitit 1917, është miti themelor i Rusisë Putiniste.

Nga këtu, shpërfaqet ironia që ndërsa Perëndimi e ka diskutuar gjerësisht Revolucionin, Rusia është duke pretenduar sikur ai s’ka ndodhur kurrë. Mauzoleumi i mermertë i Leninit në Sheshin e Kuq, mund të jehojë nga të qeshurat e tij, pasi ky është thjesht lloji i përllogaritjes politike gjarpëruese, që ai vetë do ta kishte vlerësuar.

Shënim: Historiani i mirënjohur britanik, Simon Sebag Montefiore, është autor i librave historikë “Romanovët”, “Stalini: Oborri i Carit të Kuq”, dhe librit që pritet të dalë së shpejti në treg “Qielli i Kuq në mesditë”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: caricyrihkurreleninindodhurrevolucionirusSiberi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

Shtypi i ditës, 9 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 9 nëntor 2017

Korçë, i vënë flakën një furgoni, pronari: Para një muaji e vodhën

Korçë, i vënë flakën një furgoni, pronari: Para një muaji e vodhën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com